Shtëpia e Kulturës në Zhur të Prizrenit ende nuk është vënë në shërbim të komunitetit, ani pse gurthemeli për këtë projekt kapital ishte vënë në vitin 2009. Përgjatë vitesh, Komuna e Prizrenit ka shpenzuar rreth një milion euro për këtë ndërtesë, që ende nuk është funksionale.
Ndërkohë pas ankesave lidhur me cilësinë e punimeve, është zhvilluar edhe një proces gjyqësor ndaj disa zyrtarëve komunalë bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por të njëjtit gjyqësori i ka liruar nga këto akuza, raporton Telegrafi.
Drejtori i Kulturës në Komunën e Prizrenit, Adem Morina ka theksuar se pas përmbylljes së këtij procesi gjyqësor është hapur rruga për nisjen e procedurave për funksionalizimin e kësaj ndërtese.
“Shtëpia e Kulturës në Zhur nuk është funksionalizuar meqë pas përfundimit të punimeve është bërë një ankesë dhe Prokuroria Themelore në Prizren ka hapur rast. Lënda është trajtuar në organet gjyqësore. Ndërkohë nuk ka pasur veprime nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, ka thënë Morina.
Ai ka pohuar se prej marrjes së detyrës në vitin 2022, duke marrë parasysh rëndësinë e këtij projekti, ka adresuar disa kërkesa në organet gjyqësore lidhur me lëndën në fjalë dhe se sivjet ka marrë përgjigjen se zyrtarët janë liruar nga akuzat dhe se në aspektin juridik Komuna është e lirë që të veprojë tutje.
“Pas kësaj kemi dorëzuar kërkesë te kryetari i Komunës, Shaqir Totaj dhe ajo është aprovuar, me vendimin për lejimin e zhvillimit të procedurave”, ka deklaruar Morina, për Telegrafin.
Në vendimin e kryetarit Totaj thuhet se lejohet realizimi i projektit “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur”.
Sipas drejtorit Morina, së shpejti do të iniciohen procedurat e prokurimit për funksionalizimin e kësaj ndërtese.
“Ne i kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe presim që së shpejti lënda të tenderohet dhe pas përzgjedhjes së operatorit fitues mund të fillojnë edhe punimet”, ka thënë ai.
Zyrtari i lartë komunal është shprehur optimist se ndërtesa do të vihet në funksion gjatë vitit 2025.
“Nëse nuk kemi pengesa gjatë procedimit të tenderit dhe lënda nuk shoqërohet me ankesa, jam optimist se në vitin 2025 komuniteti artistik dhe ai zhurian mund ta kenë në dispozicion për shfrytëzim ndërtesën e Shtëpisë së Kulturës”, është shprehur Morina.
Ndërkaq drejtues të Ansamblit ”Emin Duraku” në Zhur disa herë kanë shprehur kërkesën për funksionalizimin më të shpejtë të Shtëpisë së Kulturës, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve kulturore dhe artistike.
Pas zhvillimeve të fundit është ngjallur entuziazmi tek ta për të pasur një vend adekuat për vijimin e veprimtarisë artistike dhe kulturore, raporton Telegrafi.
“Të gjithë anëtarët e ansamblit dhe i gjithë komuniteti zhurian i janë gëzuar këtij lajmi. Qe 10 vite kemi mbetur peng dhe për ansamblin ka qenë me të vërtetë shumë vështirë. Me hapjen e Shtëpisë së Kulturës do të shtohet aktiviteti i seksioneve të ndryshme artistike”, ka thënë Elezkurtaj.
Madje duke përkujtuar se po afrohet 80 vjetori i veprimtarisë ka insistuar që përvjetorin jubilar ta shënojnë me kulm mbi kokë dhe me disa aktivitete.
“Nëse funksionalizohet ndërtesa planifikojmë që për nder të 80 vjetorit të veprimtarisë së ansamblit të realizojmë ekspozitë, shfaqjen e dokumentarit dhe publikimin e monografisë, sikurse edhe ti ftojmë si mysafirë grupet tjera që kultivojnë folklorin burimor”, ka deklaruar Elezkurtaj.
Përgjatë kësaj periudhe brendia e ndërtesës ishte dëmtuar disa herë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

QRTK Prizren nis hartimin e projektit për restaurimin e Kullës së Zaptive në Zym

Pas një dekade kërkesash, Prizreni përuron tualetet publike të qasshme për të gjithë

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren sonte shfaq reprizën e tragjikomedisë “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër”

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk