Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vijojnë përpjekjet për përmirësimin e kushteve për blegtorët e kësaj ane.

Sipas njoftimit aktualisht po realizohet projekti i ngritjes së stallave për dele, raporton Telegrafi.


"Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vazhdon me implementimin e projektit “Ngritja e stallave për dele”, i cili është në fazën përfundimtare të punimeve. Aktualisht po realizohet rregullimi i kulmeve të stallave në fshatin Grazhdanik, një investim që synon përmirësimin e kushteve për blegtorët në Komunën e Prizrenit", thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Në të njëjtën kohë janë shpërndarë fotografi nga realizimi i punimeve në këtë fshat. /Telegrafi/