LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës nga sot nis pranimin e dokumenteve për bizneset që kanë fituar grantet

Komuna e Prishtinës nga sot nis pranimin e dokumenteve për bizneset që kanë fituar grantet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte njoftuar se do të fillojnë me pranimin e dokumenteve për bizneset që kanë fituar grante nga komuna.

Ahmeti ka thënë se, duke filluar nga sot bizneset duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në sportele, pra duke filluar nga ora 09:00.

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga COVID-19 e kanë obligative t’i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:
– Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët
– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit
– Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me numër 81 dhe është 9 shifror)


“Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për COVID-19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar, në të kundërtën nuk mund t’a bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal”, kishte njoftuar Ahmeti.

Ditë më parë, ai kishte njoftuar më shumë se 7 mijë mikro-biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar në fondin 5 milionësh të Komunës.

Ahmeti iu bën thirrje bizneseve që janë përfituese të granteve që të plotësojnë dokumentet
Lexo po ashtu Ahmeti iu bën thirrje bizneseve që janë përfituese të granteve që të plotësojnë dokumentet

“Fondi do të ndahet në shuma të barabarta për dy nivele (grant më i vogël për mikro-bizneset). Lista do të publikohet shumë shpejtë dhe do të procedohet në Thesar për ekzekutim. Numri i madh i aplikimeve tregon për ndikimin ekonomik të pandemisë. 5 milion është pak por është maksimumi i mundësive tona si komunë”, kishte njoftuar ai.

Kurse, numri i bizneseve përfituese sipas Ahmetit është 4,941, prej tyre 1,976 mikro-biznese me nga 600 euro dhe 2,965 biznese te vogla me nga 1,300 euro.

“Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjell në Thesarin e Kosovës – Ministrinë e Financave. Fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedimin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari”, kishte njoftuar Ahmeti. /Telegrafi/