LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Podujevës shpërndau 500 shoqëri bletësh për bletarët

Komuna e Podujevës shpërndau 500 shoqëri bletësh për bletarët

Komuna e Podujevës ka vazhduar me programin e subvencionimeve në bujqësi duke shpërndarë nga pesë shoqëri bletësh për 100 bletarë llapjanë.

Shpërndarjen e shoqërive të bletëve në mënyrë solemne e ka bërë sot Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi.

Kryetari Veliu me këtë rast tha se krahas mbështetjes së sektorëve tjerë në bujqësi, viteve të fundit Komuna e Podujevës ka vendosur në prioritetet e saj mbështetjen për bletarët llapjanë.


“Sot filluam të bëjmë shpërndarjen e 500 shoqërive të bletëve për 100 bletarë. Krahas mbështetjes me shoqëri bletësh, jemi në përfundim të procedurave edhe për përkrahjen e 100 bletarëve të tjerë me pajisje të bletarisë”, tha ai.

Kryetari Veliu u premtoi bletarëve llapjanë se përveç mbështetjes në rritjen e shoqërive të bletëve dhe pajisjeve për punë, Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, do të angazhohet edhe në programe për promovimin e brendit “Mjalti i Llapit”, duke organizuar panaire të ndryshme dhe programe të tjera të promovimit.

Drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi tha se, sot do të shpërndahen bletët për 20 përfitues, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të shpërndahen edhe për përfituesit e tjerë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Botë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Kalo në kategori