Komuna e Mitrovicës së Veriut largon terasën e lokalit të Milan Radoiçiqit nga hapësira publike
Komuna e Mitrovicës së Veriut ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në rikthimin e hapësirave publike për qytetarët, duke larguar terasën e lokalit “Grey” nga prona publike në këtë qytet.
Lokali ishte në pronësi të Millan Radoiçiqit, transmeton Telegrafi.
Radoiçiq tashmë është person i kërkuar nga Kosova edhe për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Ai e mori përgjegjësinë për këtë sulm, ku u vra një polic i Kosovës, dhe gjerësisht besohet se gjendet i lirë në Serbi.
Kosova e cilëson këtë sulm si terrorist dhe akuzon Serbinë se ka gisht në të. Beogradi mohon çdo përfshirje.
Radoiçiq i kërkuar edhe nga INTERPOL-i, besohet se ndodhet i lirë në Serbi./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























