LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mamushës me para publike shtroi me kubëza oborrin e një shtëpie

Komuna e Mamushës me para publike shtroi me kubëza oborrin e një shtëpie
Abdylhadi Krasniç. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

I ftuar në serinë e debateve “Jeta në Komunë” kryetari Mamushës, Abdylhadi Krasniç, ka thënë se nuk kishte dhënë premtime të mëdha, “se e kemi ditë kaçikun sa e kemi”.

Ai tha se premtimet e tij kishin të bënin me ujin e pijshëm, arsimin, shëndetësinë dhe pastërtinë.

Raporti i Auditorit për vitin financiar për vitin 2019 për Komunën e Mamushës ka gjetur se në një kontratë me vlerë prej 46 mijë euro për riparimi i rrugëve, shtruarja e kubëzave është realizuar në prona private, dhe se Komuna ka shtruar kubëza brenda oborreve të shtëpive.


Gjithashtu, Raporti i Auditorit ka gjetur mangësi në financimin e OJQ-ve, punësime pa kritere, dhe se pasuria e blerë në vlerë për 12 mijë euro nuk është evidentuar.

Lidhur me këto gjetje të Auditorit kryetari Abdylhadi Krasniç ka treguar se Komuna e Mamushës ka filluar për herë të parë që Raportin e Auditorit ta shpalosë dhe ta diskutojë në Asamblenë Komunale.

Kurse për gjetjet e Raportit të Auditorit për shtrimin e oborreve me kubëza,  kryetari Krasniç ka thënë se kjo është problem i pronave dhe ndarjes së tyre, dhe sipas tij  kur është bërë ndarja e pronave, është krijuar rrugë e re e cila është shtruar nga Komuna me kubëza./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori