Komuna e Kamenicës përfundon asfaltimin e disa rrugëve lokale në fshatin Kopernicë
Komuna e Kamenicës njofton se ka përfunduar asfaltimi i rrugëve lokale në fshatin Kopernicë.
Komuna ka listuar disa rrugë të asfaltuar përgjatë këtij fshati.
“Rrugët e asfaltiara janë: asfaltimi i rrugës "Sylë Ademi" (degëzimi 1, 2 dhe 3), asfaltimi i rrugës "Lelenci" (degëzimi 1 dhe 2), asfaltimi i rrugës "Axis 2", asfaltimi i rrugës "Ismet Asllani" (degëzim), asfaltimi i rrugës "Ibrahim Ismajli" (degëzim), asfaltimi i rrugës "Dëshmorët" (degëzimi 1 tek lapidari degëzimi 2 tek shkolla e fshatit dhe degëzimi 3 dhe degëzimi 4)”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, kryetari Rahimaj ka thënë se po vazhdojnë punimet në rrugë të tjera lokale, duke ofruar zgjidhje për çdo cep të Kamenicës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























