Nëpërmjet një telegram-ngushëllimi kryetari i  Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi i ka shprehur ngushëllime policit të vrarë mbrëmjen e së martës në hyrje të një ndërtese të banimit.

“Të tronditur nga ngjarja e fundit tragjike në Kaçanik, ku humbi jetën polici, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Muhamed Lika. Me këtë rast në emër tim dhe të institucioneve komunale, ndajmë ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët nga Policia e Kosovës dhe gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut e mbarë Kosovës. Lutemi që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë, e shpirti i tij pushoftë i qetë në paqen e paskajme”, ka shkruar Ilazi./Telegrafi/