Komuna e Hanit të Elezit mbështet bletarët me panele diellore dhe centrifuga elektrike

Komuna e Hanit të Elezit ka shpërndarë panele diellore dhe centrifuga elektrike për bletarët e kësaj komune, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe përmirësimit të kushteve të punës në sektorin e bletarisë, përcjell Telegrafi.
Sipas njoftimit të komunës, kjo mbështetje është realizuar përmes thirrjes publike të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me bashkëfinancim nga përfituesit.
Nga kjo thirrje kanë përfituar gjithsej 12 bletarë me panele diellore dhe 8 bletarë me centrifuga elektrike katërkornizëshe (kasetore).
Komuna ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e bletarëve lokalë, duke theksuar se këto investime synojnë të mbështesin zhvillimin ekonomik dhe rural të zonës, si dhe përdorimin e energjisë së ripërtëritshme në bujqësi. /Telegrafi/

















































