Qentë endacakë vazhdojnë të paraqesin një sfidë për qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe ata të Gjilanit.

Për këtë arsye, Komuna e Gjilanit ka filluar procedurat për kontraktimin e një operatori që do të merret me trajtimin e qenve endacakë.


Këtë e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Bajram Isufi, i cili tha se si drejtori kanë inicuar procedurat dhe i kanë dërguar ato në zyrën e prokurimit.

"Tani zyra e prokurimit do të fillojë përgatitjen e tenderit për këtë projekt," shtoi ai për Telegrafin.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, në një konferencë për media, kryetari i komunës, Alban Hyseni, u shpreh optimist duke thënë se kjo do ta lehtësojë shumë gjendjen e qenve endacakë dhe do të kontribuojë në përmirësimin e situatës për qytetarët. /Telegrafi/