LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 23° fair_day

Komuna e Gjilanit dhe e Gostivarit bashkë për mjedis të qëndrueshëm – nisin projektin e ri

Komuna e Gjilanit dhe e Gostivarit bashkë për mjedis të qëndrueshëm – nisin projektin e ri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim kryetarin  e Komunës së Gostivarit, Valbon Limanin nga Maqedonia e Veriut, ku është diskutuar lidhur me forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.

I pari i Gjilanit, tregoi se sot, Gjilani dhe Gostivari bënë një hap drejt një mjedisi më të pastër dhe zhvillimi të qëndrueshëm.

“Bashkë me kryetarin Valbon Limanin, zyrtarizuam bashkëpunimin në kuadër të programit IPA 3”, tha Hyseni.


Më tej kryetari i Gjilanit tregoi se kjo po bëhet për më shumë hapësira të gjelbra dhe ajër më të pastër., reduktim të ndotjes përmes teknologjive të reja, punëtori dhe aktivitete për ndërgjegjësimin mbi mjedisin.

“Ky është vetëm fillimi i një partneriteti të suksesshëm ndërkufitar që do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës për mijëra qytetarë! Bashkë për një të ardhme më të pastër”, tha ai.

Nga ana tjetër edhe kryetari i Komunës së Gostivarit Valbon Limani, tha se vizita në Gjilan e bëri ditën e tij më të mire, sepse pati një takim tepër efektiv me kryetarin e Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

“Do të bashkëpunojmë në kuadër të fondeve IPA 3 duke shtuar hapësirat e gjelbërta që tashmë janë bërë jetike për shoqërinë. Mezi pres të fillojmë dhe faleminderit për mikpritjen”, tha kryetari Limani. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Disa të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik, dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal

Disa të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik, dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal

Lajme
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë jep detaje për operacionin në Kaçanik: Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë jep detaje për operacionin në Kaçanik: Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Lajme
Vdes Papa Françesku

Vdes Papa Françesku

Botë
Skandali i ri i Sekretarit amerikan të mbrojtjes - ai gjithashtu ndau planet e luftës me Houthi me gruan dhe vëllain e tij

Skandali i ri i Sekretarit amerikan të mbrojtjes - ai gjithashtu ndau planet e luftës me Houthi me gruan dhe vëllain e tij

Botë
Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Siguri
Çfarë ndodh kur Papa vdes? Rregullat që Françesku ndryshoi, nga vendi i varrimit te lloji i arkivolit të tij

Çfarë ndodh kur Papa vdes? Rregullat që Françesku ndryshoi, nga vendi i varrimit te lloji i arkivolit të tij

Botë
Kalo në kategori