Komuna e Gjakovës ka reaguar pas vjedhjes së naftës që ka ndodhur në Qendrat e Mjekësisë Familjare të kësaj komune.
Në reagimin e bërë për media thuhet se tashmë Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, transmeton Telegrafi.
“Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, më datë 25 Tetor 2021, ka pranuar kërkesë nga menaxhmenti i QKMF-së për furnizim me naftë – ngrohje për 10 Qendra të Mjekësisë Familjare, konkretisht për 15 mijë litra. Më datë 27 tetor 2021, nga Kompania e kontraktuar për furnizim me naftë – ngrohje, është kryer furnizimi për 9 Qendra të Mjekësisë Familjare (vetëm objekti i vjetër nuk është furnizuar në këtë datë). Më datë 1 Nëntor 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Brekoc, është vërejtur nga stafi shëndetësor që ngrohja nuk funksionon, rrjedhimisht kanë vijuar me njoftimin e punëtorëve teknik ku është konstatuar se nuk ka naftë dhe pastaj është njoftuar Stacioni Policor në Gjakovë”, thuhet në reagim.
Komuna e Gjakovës më tej në reagim thotë se presin që sa me shpejtë të dalin në pah përgjegjësit.
“Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit tashmë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast dhe ne presim që sa më shpejtë të dalin në pah përgjegjësit. Politizimi i paarsyeshëm i çështjes në fjalë, nuk i’u ndihmon politikave për të cilat pretendojnë të garojnë në Gjakovë. Janë organet kompetente, ato që duhet të hetojnë dhe vërtetojnë çdo informacion. Vlen të theksohet se Komuna e Gjakovës nuk ka procesuar asnjë pagesë për furnizimin në fjalë”, vijon reagimi.
Për vjedhjen e naftës ka raportuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Policia kishte raportuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ponoshec mungojnë rreth 400 litra naftë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare
Zbulohen 11 kilogramë opium në Veles, hapet hetim për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër