Komuna e Fushë Kosovës në kuadër të muajit ROZË ka siguruar shërbime ultrasonografike të gjirit nga radiolog për të gjitha pacientet me indikacion për këto ekzaminime.
Në njoftimin e bërë nga Komuna e Fushë – Kosovës thuhet se orari i këtyre shërbimeve është: çdo të enjte nga ora 13.00 deri 18.30 në QKMF Fushë Kosovë kati II nr.22.
“Terminet për ultrazë i caktoni në nr tel 045167111 ditëve të punës nga ora 07.00 deri 14.00”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, bëhet e ditur se pacientet e prekura nga kanceri i gjirit se analizat laboratorike specifike mund t’i marrin në laboratorin Avicena në Fushë Kosovë pa pagesë përgjatë tërë vitit sipas marrëveshjes së KK Fushë Kosovë dhe Avicenës./Telegrafi/