Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është duke shqyrtuar një mori lëndësh ku dyshohet se grupe operatorësh të ndryshëm ekonomik, kanë bërë marrëveshje për fiksim të çmimeve apo shërbimeve si dhe kanë keqpërdorur pozitën dominuese në treg.
Kështu bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, përfaqësues të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Fiksimi i çmimeve është marrëveshje e cila është e ndaluar me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Valon Prestreshi, kryetar i Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë në fazën e trajtimit të disa lëndëve të parashtruara nga ankuesit.
“Fiksimi i çmimeve nga ndërmarrjet në kartel i ndalon edhe Ligji për mbrojtjen e konkurrencës. Por, normalisht në çdo vend ku ka ekonomi të tregut të lirë mund të ketë akterë që tentojnë të shtrembërojnë konkurrencën e drejtë, siç janë pjesëmarrësit në kartel që hartojnë një marrëveshje të ndalur në formë të shkruar ose në formë të bashkërenduar”, thekson Prestreshi.
Por, siç thekson Prestreshi, të gjitha ato kompani që tentojnë ta çrregullojnë tregun në formë të marrëveshjes së ndalur ose më bashkërendim do të hetohen nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.
“Kemi tri elemente bazë shtyllë që konkurrenca i trajton, siç janë marrëveshjet e ndaluara, abuzimet me pozitën dominuese dhe përqendrimet e ndaluara (kur dy firma blejnë njëra tjetrën, por në mënyrë jo ligjore). Pjesa më e theksuar janë marrëveshjet e ndaluara pasi që ndërmarrjet nuk kanë akoma njohuri për Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës”, thekson ai.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në të kaluarën kishte ndëshkuar me nga 100 mijë euro kompanitë për shitjen e arkave fiskale, pasi që si të tilla ishin dyshuar për fiksim të çmimeve.
Ngjashëm ishte vepruar edhe me 10 kompani të sigurimeve të cilat ishin gjobitur secila me nga 100 mijë euro.
Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se fiksimi i çmimeve bëhet në dëm të konsumatorëve dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Ata thonë se ndërmarrjet që marrin pjesë në to vendosin çmime më të larta (dhe marrin fitime më të mëdha) sesa në një treg konkurrues.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se fiksimi i çmimeve nga grup operatorësh ekonomik është një dukuri mjaft e shprehur në Kosovë.
“Ka dyshime për fiksim të çmimeve tek disa operatorë në disa sektorë siç janë bankat komerciale kur kemi të bëjmë me kamatat e kredive dhe shërbimet e tyre, po ashtu fiksim të çmimeve dyshohet se mund të bëjnë operatorët telefonik, por edhe tek kompanitë e sigurime”, thotë Shahini.
Mekanizmat kompetent, shton Shahini, duhet të jenë më aktiv në hetimin e këtyre kompanive, pasi që si e tillë kjo dukuri po dëmton konkurrencën e drejtë në vend dhe ekonominë në përgjithësi.
“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës duhet të jetë më aktiv dhe nëse has në këto fenomene të veprojë në bazë të ligjit. Këta mekanizma duhet të jetë të pavarur dhe pa ndërhyrje nga jashtë”, thotë Shahini.
Me Ligjin mbi Konkurrencën, ndalohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, vendimet e marra në mes të shoqatave të ndërmarrjeve dhe praktikat e bashkërenduara të cilat mund të ndikojnë në mënyrë të dukshme në çrregullimin e konkurrencës tregtare. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova