LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë greke kërkojnë mbrojtje të termit “Maqedonia” në produktet e tyre

Kompanitë greke kërkojnë mbrojtje të termit “Maqedonia” në produktet e tyre

Rreth katër mijë kompani në Greqi, të cilat e kanë termin “Maqedonia” në emrat e produkteve të tyre, do të duhet ta mbrojnë në tregjet ndërkombëtare, që t’u ikin problemeve eventuale të cilat mund të krijohen nga marrëveshja për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës.

Siç njofton gazeta greke “Kathimerini”, kryetari i Federatës së Industrive në Greqinë e Veriut (SBBE) Athanasios Savvakis, thotë se do të kërkojë që këto kompani të reagojnë shpejtë në këtë drejtim, ndërsa SBBE do t’u ofrojë ndihmë juridike falas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastet e mëhershme të ngjashme, këto aktivitete kanë kushtuar rreth 2 mijë euro, ndërsa më vonë janë rritur deri 8 mijë euro për mbrojtje të një emri të prodhimit.


Sipas Savvakis, në zyrat e VIPO në Gjenevë akoma nuk ka arritur asnjë kërkesë nga kompanitë greke për mbrjotje të emrit të prodhimeve, ndërsa kanë arritur dy kërkesa nga Maqedonia për mbrojtje të emrit në produktet e tyre në tregun ndërkombëtar dhe botëror./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori