LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë britanike që do të bashkëpunojnë me Huawei në prezantimin e rrjeteve 5G do të ndëshkohen

Kompanitë britanike që do të bashkëpunojnë me Huawei në prezantimin e rrjeteve 5G do të ndëshkohen

Dënimet parashikohen të shkojnë deri në 100,000 funte në ditë kundër kompanive britanike që shkelin vendimin për heqjen dorë të pajisjeve kineze Huawei nga rrjetet kombëtare të telekomunikacionit.

Qëllimi i iniciativës së re legjislative është të parandalojë përpjekjet e mundshme nga kompanitë britanike të telekomunikacionit për të anashkaluar rregullat në përdorimin e pajisjeve Huawei të blera tashmë për rrjetet 5G, shkruan Financial Times.

Autoritetet britanike paraprakisht njoftuan se nga 31 dhjetori i këtij viti, operatorët e telekomit në vend nuk do të jenë në gjendje të blejnë pajisje 5G nga Huawei, dhe deri në vitin 2027 të gjitha produktet e kësaj korporate kineze në rrjetet e gjeneratës së pestë britanike duhet të zëvendësohen nga kompani të tjera, transmeton Telegrafi.


Qëllimi i rregullave të reja, të propozuar nën presionin e Partisë Konservatore në pushtet, është mbyllja e opsionit të fundit në përdorimin e pajisjeve që ishin tashmë në depo gjatë periudhës së tranzicionit, u tha gazetarëve një burim i njohur me nismën.

Vendimi për tërheqjen e pajisjeve të Huawei u mor nga Londra pasi Uashingtoni vendosi sanksione kundër kompanisë kineze dhe Qendra Kombëtare Britanike për Sigurinë Kibernetike përgatiti një raport mbi rreziqet e bashkëpunimit me të.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur udhëheqjen britanike se bashkëpunimi me Huawei dyshohet se kërcënon sigurinë kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Po përgatitet

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Teknologji
Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Kalo në kategori