LAJMI I FUNDIT:

Kompania Quantix në Prishtinë ofron zgjidhje me inteligjencë artificiale për detektimin e anomalive në Thesarin e Kosovës

Kompania Quantix në Prishtinë ofron zgjidhje me inteligjencë artificiale për detektimin e anomalive në Thesarin e Kosovës
Foto: Arkiv

Betim Drenica nga Kompani Quantix në Prishtinë, ka ofruar zgjidhje me inteligjencë artificiale për detektimin e anomalive në Thesarin e Kosovës, pas rastit të së mërkurës ku u morën dy milionë euro nga thesari i shtetit.

Drenica përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjetja (detektimi) i anomalive në baza të të dhënave nuk merr më shumë kohë se 250 mili-sekondë, nëse implementohet me teknika të inteligjencës artificiale.

Ai ka kërkuar nga Ministria e Financave që tua jap shansin të implementojnë një kontroll të tillë në transaksione.


Bajrami për vjedhjen e 2 milionëshit: Janë thyer passworde, e gjitha ka ndodhur përmes një falsifikimi
Lexo po ashtu Bajrami për vjedhjen e 2 milionëshit: Janë thyer passworde, e gjitha ka ndodhur përmes një falsifikimi

Lexoni më poshtë postimin e tij në Facebook:

A mundet kjo “vjedhja” e fundit të shihet nga një kënd tjetër?

Gjetja (detektimi) i anomalive në baza të të dhënave (time-series apo transakcionale) nuk merr më shumë se 250 ms (po, mirë e lexove, milisecond) nëse implementohet me teknika të Inteligjencës Artificiale (përkatësisht Machine Learning).

Ne në Quantix LLC, çdo dite i përdorim këto algoritme dhe vegla në punët që bëjmë.

Prandaj, më shumë përgjegjësi profesionale kërkoj nga Ministria e Financave / Republika e Kosovës që të na jap shansin e ta implementojmë një kontrolle të tillë në transaksione, dhe nuk do të duhen 12 ditë deri te gjetja apo shenjëzimi (flag) i çdo lëvizje të dyshimtë.

Prandaj, në vend se të krenohemi, me rininë tonë që zhvillon softuerë për dhjetëra apo edhe qindra kompani të huaja, na jepni shansin, dhe na ndani besa edhe buxhetin, që të bëjmë gjera të mira për vendin tone.

Shumë gjëra sot në botë u besohen kompjuterëve dhe algoritmeve, në vend të ndërgjegjes njerëzore, edhe në vendet më të sofistikuara në planet. E pse edhe në ?? të mos ndodhë diçka e tillë (madje e zhvilluar??? nga vetë kosovarët). /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

Arsim
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Kronika e Zezë
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori