Kontraktori i mbrojtjes amerikane dhe prodhuesi i veturës legjendare HUMVEE, AM General, të enjten njoftoi se ka fituar një kontratë për prodhimin e Joint Light Tactical Vehicles (JLTV), të cilat do t’i dorëzohen forcave të armatosura amerikane. Po e njëjta kompani kishte furnizuar edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës me vetura HUMVEE.
Komanda Kontraktuese e Ushtrisë së SHBA-së, Detroit Arsenal, ka arritur një marrëveshje pesëvjeçare (me mundësi të zgjatjes edhe për pesë vite të tjera) me AM General për të prodhuar rreth 20 mijë vetura taktike ushtarake “JLTV” dhe të dhjetë mijë rimorkiove ndërsa përfshin edhe përmirësime të teknologjisë.
“Ne ndihemi të nderuar që kemi marrë këtë kontratë dhe që vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Forcat e Armatosura të SHBA-së….”, tha Jim Cannon, president i përgjithshëm dhe drejtor ekzekutiv i AM General, raportojnë mediat amerikane, transmeton Telegrafi.
AM General kujtojmë se tre vite më parë i kishte dorëzuar Forcës së Sigurisë të Kosovës 200 vetura ushtarake HUMVEE, ndërsa në prillin e vitit 2021, Policinë e Kosovës e kishte furnizuar me tre autoblinda të transportit të personelit (APC) të llojit Bastion.
Ndërkohë, kompania ka deklaruar se disa nga teknologjitë e përmirësuara të JLTV përfshijnë edhe mbrojtjen nga korrozioni dhe furnizimit më të shpejt me karburant.
Veturat JLTV do të prodhohen në një fabrikë të dedikuar për mjete ushtarake të AM General në Mishawaka të Indiana, SHBA.
MMC ka edhe një pistë testuese ku JLTV-të do t’i nënshtrohen provave në një mjedis operativ dinamik.
Këto objekte mbështesin gatishmërinë e kompanisë për ekzekutimin e një tranzicioni të qetë për prodhimin, testimin kualitativ dhe shpërndarjen e JLTV-ve.
Ndryshe, dërgesat e veturave për tek ushtria amerikane pritet që të fillojnë 17 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes palëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Hamasi mund të ndal lirimin e pengjeve izraelite
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian
Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht