LAJMI I FUNDIT:

Kompania bullgare do të furnizojë Maqedoninë e Veriut me gaz

Kompania bullgare do të furnizojë Maqedoninë e Veriut me gaz

EMV Shitje njofton se është nënshkruar kontratë për furnizim me gaz natyror me kompaninë bullgare “Balkan Utilities” për prodhimin e energjisë termike për termocentralet Lindore, Perëndimore, Energjetika dhe Shkup Veri, si dhe për pjesën tjetër të konsumatorëve të gazit natyror në Maqedoni.

Një epilog i tillë vjen pas liberalizimit të tregut të gazit natyror në vend dhe marrëveshjes me “Bulgartansgaz” për zgjerimin e kapaciteteve të sistemit të transmetimit të gazit natyror. Ftohen konsumatorët e gazit natyror në shtet të kontaktojnë EMV Shitje për furnizim të mëtejshëm për nevojat e tyre që nga java e parë e javës së ardhshme.

“Është nënshkruar kontrata me kompaninë “Balkan Utilities” nga Bullgaria, për dërgimin e gazit natyror për muajin janar me çmim 115.97e/MWh. E njëjta kompani ka dhënë ofertë për furnizim deri më 1 maj 2023, duke dhënë ofertat mujore të çmimeve para fillimit të çdo muaji. Furnizuesi i mëparshëm me gaz i SHA EMV, Makpetrol Prom-Gas, ofroi çmim prej 116.20e/MWh, i cili nuk ishte fiks, gjegjësisht i nënshtrohet korrigjimeve për muajin janar. Ofertuesi i tretë “A.P.M.P. Handels Ges” nuk bëri një ofertë të plotë”, njoftojnë nga EMV./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori