Kompania e pavarur ajrore Germania nga data 31 mars 2019 do të stacionojë një Airbus A319 me kapacitet 150 ulëse, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Së bashku me partnerin Air Prishtina, kompania ajrore gjermane do të zgjerojë rrjetin e fluturimeve, duke hapur ndër të tjera edhe linja të reja nga Prishtina për Shtutgart, Hamburg dhe Hanover.
Linjat ekzistuese të cilat realizohen në bashkëpunim me partnerin për dhe nga Munihu, Dyseldorfi, Bazeli dhe Verona do të vazhdojnë të operojnën edhe më tutje.
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Christian Heldt ka thënë se ky investim nuk është vetëm për nevoja të diasporës, por edhe shërbime të tjera. Ai shtoi se investimi i kompanisë ajrore Germania tregon për dinamikën dhe bashkëpunimin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, dhe se shpreson që ky investim do të ndikojë në rritjen e punësimit.
“Investimet e Gjermanisë në Kosovë janë të rëndësishme për punësimin e të rinjve, tash Germania e cila do të punësojë të rinj dhe të reja nga vendi lokal për staf mbështetës të udhëtimit. Pra, nëse rritet numri i fluturimeve do të rritet edhe numri i hapësirave për të punuar. Andaj, shpresoj që me anë të këtij hapi mund të hapet si pikë ndërlidhëse prej Prishtinës edhe Berlini. Besoj se ky investim është shenjë me rëndësi për të ardhmen sa i përket Aeroportit të Prishtinës, është e rëndësishme që për këtë aeroplan të ri të përkujdeset aeroporti për të”, ka thënë Heldt.
Ambasadori gjerman ka thënë se me fluturimet shtesë nga kompania ajrore Germania prej Aeroportit të Prishtinës si bazë, shpreson që Gjermania së shpejti do të jetë destinacioni numër një i udhëtarëve.
Ndërsa, Haldun Firat Kokturk nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, vlerësoi lart investimet e kompanisë ajrore Germania për linja të reja nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas. Ai beson se procesi i vazhdueshëm për zgjatjen e pistës do të ketë efekte pozitive në këtë aspekt.
“Ne e çmojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Germania dhe së bashku po e shtojmë edhe destinacionin për pasagjerët tanë. Në anën tjetër besojmë se procesi i vazhdueshëm për zgjatjen e pistës do të ketë efekte pozitive në Aeroportin e Ndërkombëtar “Adem Jashari”, tha Kokturk.
Sieghard Jahn, anëtar i Bordit të Germania Group, vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me kompaninë Air Prishtina, për të cilin tha se bazohet në besim reciprok. Ai ndërkaq u zotua se pas dy vitesh do të rritet numri i aeroplanëve në Prishtinë.
“Germania nga viti i ardhshëm ose pas dy viteve do ta rrisë edhe më shumë numrin e aeroplanëve. Germania nuk është një kompani tipike, ajo që është me rëndësi për neve me pasur stabilitet të fluturimit dhe pikërisht për këtë ne japim siguri pasagjerëve”, tha Jahn.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, theksoi se kjo linjë më së shumti do t’i shërbejë mërgimtarëve dhe për mallra, ndërsa ka inkurajuar edhe kompani të tjera të investojnë në Kosovë.
“Ju siguroj se si ministri, por mbi të gjitha si Qeveri e Kosovës do të vazhdojmë të mbesim partner për të gjitha kompanitë ajrore, por edhe investitorët tjerë të tjerë të cilët kanë interes për investime këtu në Kosovë”, ka thënë Lekaj.
Ndërsa, Lejla Ibrahimi nga Air Prishtina ka thënë se bashkëpunimi me kompaninë ajrore Germania është që shtatë vjet dhe ky investim krijon kushte dhe shërbime të reja me një kualitet të lartë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës