Komiteti i Helsinkit: Kriza shëndetësore nuk duhet të shndërrohet në krizë ndëretnike
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut përmes një kumtese thekson me shqetësim të madh konstaton se kriza e shkaktuar nga shfaqja e koronavirusit, këto ditë intensivisht shfaqet edhe në fushën ndëretnike.
Sipas Komitetit, në javët e para të gjendjes së jashtëzakonshme, deklarata diskriminuese ishin kundër atyre të infektuarve me Covid-19, përmes kërkesave për të publikuar të dhëna personale, shkelje të të drejtave të pacientëve dhe forma të ngjashme të stigmatizimit.
“Tensionet e shkaktuara nga masat kufizuese janë zhvendosur gradualisht në sferën e nacionalizmit, kryesisht për shkak të faktit se jemi në një periudhë parazgjedhore. Fatkeqësisht, të gjitha thirrjet për solidaritet dhe empati në kushte të një fatkeqësie që prek të gjithë qytetarët, bëhen të pakuptimta kur kriza shëndetësore dhe ekonomike pasohet nga një krizë në marrëdhëniet ndëretnike. Në këtë situatë kanë kontribuar shumë faktorë: heshtja e institucioneve para vullnetit të autoriteteve fetare që vepruan në kundërshtim me të gjitha rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit publik, funksionimin e shtetit me një qeveri teknike, mbulimin selektiv të mediave dhe prezencën masive të dezinformimeve dhe nxitjen e gjuhës së urrejtjes, mbi baza etnike nga figurat publike”, thuhet në njoftimin e Komitetit.
Ata shtojnë se në këtë drejtim, sot kanë dorëzuar padi penale kundër akademikes Katica Qulavkova për deklaratën e saj në rrjetet sociale, e cila inkurajon intolerancën midis bashkësive etnike.
“Postimi i saj, “Çmimin e bashkëjetesës e paguajmë me jetë”, nënkupton se arsyeja e përhapjes së virusit janë marrëdhëniet ndëretnike, dhe jo mosrespektimi i përhapur i masave. Duke pasur parasysh se në vendin tonë mbizotëron gjuha e urrejtjes mbi bazën e përkatësisë etnike, përhapja dhe nxitja e një fjalimi të tillë ka një peshë të veçantë, sepse ajo çon në krime të urrejtjes, pra nxitjen e pasioneve nacionaliste. Dhe ato sipas definicionit janë shkatërruese ndaj strukturës së ndjeshme shoqërore dhe kanë potencial të dëmtojnë sigurinë kombëtare. Veçanërisht e rrezikshme është kur një fjalim i tillë përdoret nga intelektualë, politikanë, gazetarë dhe njerëz të tjerë me ndikim më të madh shoqëror”.
“Megjithëse praktika tregon se prokuroria dhe gjykata pothuajse kurrë nuk përpunojnë raste të gjuhës së urrejtjes, vlerësojmë se është e domosdoshme të dënojmë veprimet e të gjithë figurave publike që ndikojnë në thellimin e përçarjeve dhe nxitjen e urrejtjes. Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve socialë që të tregojnë vetëdije dhe përgjegjësi më të lartë dhe të mos lejojnë përshkallëzimin e këtyre fenomeneve tejet negative”, thonë nga Komiteti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite