Komisioni për Punë të Jashtme në rend dite Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe përcaktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ky është rendi i ditës i mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme:
- Miratimi i rendit të ditës
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 5 dhjetor 2017
- Përcaktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi
- Prezantim i hulumtimit parlamentar mbi analizën buxhetore të MPJ-së dhe MDIS
- Përcaktimi i delegacionit të Komisionit për pjesëmarrje në programin trajnues në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel
- Të ndryshme
Takimi do të mbahet të mërkurën, në ora 11:00.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































