LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për punë të jashtme në Kuvendin bullgar dënoi dhunën ndaj bullgarëve në RMV

Komisioni për punë të jashtme në Kuvendin bullgar dënoi dhunën ndaj bullgarëve në RMV

Komisioni për politikë të jashtme në Kuvendin e Bullgarisë, si rezutat i zhvillimeve të fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në seancën e fundit ka miratuar njëzëri një deklaratë me të cilën dënohen aktet e dhunës dhe thirrjet e dhunës ndaj bullgarëve në RMV, organizatave dhe klubeve të tyre, ndërsa posaçërisht krimin e rënd ndaj bullgarit Hristijan Pendikov.

Në deklaratë thuhet se, nevojitet respektim i parimeve të Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe dokumentet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropë, si dhe të parimeve dekomratike të integruara në aktet e Këshillit të Evropës.

“Bullgaria dënon “deklaratat e rrejshme dhe manipuluese për të kaluarën bullgare në hapësirën publike dhe politike të RMV-së dhe i pranon si mbljellje e qëllimshme e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve. “Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve bullgarë dhe qytetarëve me vetëdije bullgare – vetëdija në RMV duhet të garantohet edhe përmes përdorimit të plotë të instrumenteve të përcaktuara në kornizën negociuse të miratuar nga Bashkimi Evropian dhe me vendimin e Kuvendit Popullor të 14-të dhe të shtatë të 25 qershorit 2022”, thuhet në deklaratë.


Po ashtu, thirren të gjitha institucionet në Maqedoninë e Veriut, që në frymën e vlerave dhe lirive evropiane, të përmbahen nga vendimet dhe veprimet të cilat do t’i prishin seriozisht raportet mes dy vendeve dhe mes qytetarëve të tyre.

Deklarata e miratuar njëzëri, duhet të vendosohet për votim në sallën plenare.

Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.

Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori