LAJMI I FUNDIT:

​Komisioni për Ekonomi miratoi Projektligjin për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve

​Komisioni për Ekonomi miratoi Projektligjin për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me vota unanime ka miratuar në parim Projektligjin për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve.

Arsyetimin e Projektligjit në mbledhjen e të mërkurës e dha ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Para anëtarëve të Komisionit, Hajdari tha se nevoja për këtë Projektligj është mbrojta e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve.


“Sa i përket sigurisë së produkteve, arsyeja kryesore për rregullimin e kësaj fushe përmes këtij Projektligji është sigurimi i një niveli më të lartë të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve që përdorin produktet, si dhe përdoruesve të tjerë që përdorin produktet për nevoja të tyre në kryerjen e veprimtarive të tyre profesionale. Rrjedhimisht do të sigurojë vendosjen në treg të produkteve ekskluzivisht të sigurta dhe do të parandalojë prodhimin, importin dhe eksportin të produkteve mashtruese”, tha Hajdari.

Kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Ferat Shala pyeti ministren se a ka bërë ndonjë analizë në raport me ligjin aktual dhe zbatueshmërinë e tij.

“A mund të na thoni në pika të shkurta nëse mundeni, a ka ndonjë analizë ose ndonjë mendim që ministria ka bërë në raport me ligjin që ka qenë aktual në fuqi dhe cilat do të jenë përparësitë e ligjit që do të hyjë në fuqi”, pyeti Shala.

Ministrja tha se pas një analize të bërë nga MINT, janë vërejtur shumë parregullsi të vendosjes së produkteve në treg. Andaj, ka qenë e nevojshme të plotësohet legjislacioni në fuqi.

“Në tërësi pas një analize të mirëfilltë dhe krijimit të koncept dokumentit janë vërejtur shumë parregullsi të vendosjes së produkteve të treg që kanë sjell në vështirësi edhe identifikimin e rrezikshmërisë së produktit dhe kanë cenuar sigurinë publike të konsumatorëve”, tha ajo.

Krahas kësaj, ministrja Hajdari tha se ky Projektligj është harmonizuar me Ligjin për Kundërvajtje. Votën pro këtij projektligji e dhanë edhe anëtarët e komisionit nga radhët e opozitës. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Botë
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Kalo në kategori