LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Arsim miraton në parim Projektligjin për Arsimin e Lartë

Komisioni për Arsim miraton në parim Projektligjin për Arsimin e Lartë

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim, ku është shqyrtuar në parim Projektligji për Arsimin e Lartë në Kosovë, cili me një abstenim u miratua për dërgim në lexim të parë në Parlamentin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka treguar se qëllimet kryesore të ndryshimeve kanë të bëjnë me modernizimin dhe mënyrën e qeverisjes brenda institucioneve të arsimit të lartë, me qëllimin e vetëm të ngritjes së cilësisë brenda tyre.

Postimi i plotë:


Sot, kam marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim, ku u shqyrtua në parim Projektligji për Arsimin e Lartë në Kosovë, i cili me një abstenim u miratua për dërgim në lexim të parë në Parlamentin e Kosovës.

Gjatë fjalës time në këtë mbledhje, theksova se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka ngritur një grup të punës për rishikimin, përkatësisht hartimin e Projektligjit për Arsimin e Lartë dhe ka bërë një punë të mirë në identifikimin e shumë çështjeve, të cilat kanë pasur nevojë të ndryshohen dhe kanë pësuar ndryshime.

Qëllimet kryesore të ndryshimeve kanë të bëjnë me modernizimin dhe mënyrën e qeverisjes brenda institucioneve të arsimit të lartë, me qëllimin e vetëm që të kemi ngritjen e cilësisë brenda tyre. Projektligji ka pësuar ndryshime të cilat janë risi dhe kanë një rëndësi të veçantë, por gjatë diskutimeve dhe analizave të përbashkëta mund të plotësohen dhe të ndryshohen.

Gjithashtu, bëra të ditur se është në proces edhe hartimi i Projektligjit për Agjencinë e Akreditimit, me të cilin po ashtu do të saktësohen aspekte të akreditimit të programeve, ndërsa do të shfuqizohet ndikimi i Ligjit të Arsimit të Lartë dhe do të imponohet nevoja e ndërlidhjes në veprim mes këtyre dy ligjeve.

Në fund, sqarova se ky Projektligj ka dalë edhe në diskutim publik, ku të gjitha palët me interes, kanë pasur mundësinë dhe kanë dhënë komentet e tyre lidhur me të.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se Komisioni Parlamentar për Arsim, po sot, ka miratuar edhe Marrëveshjen për Bashkëfinancimin e Bursave në nivelin Master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori