LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian: Qytetarët e Maqedonisë të votojnë pa ndërhyrje nga jashtë

Komisioni Evropian: Qytetarët e Maqedonisë të votojnë pa ndërhyrje nga jashtë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, nga Brukseli porositi se pret që në Maqedoni të votojnë në referendum pa përzierje të jashtme, njofton AIM.

Ajo thotë se referendumi është moment kur populli duhet ta shfrytëzojë të drejtën demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“BE e mbështeti marrëveshjen e arritur për emrin, tani duhet të bëhen një varg hapash që marrëveshja të jetë definitive. Referendumi është momenti kur populli mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij demokratike, ky është moment i rëndësishëm për ta që të vendosin për të ardhmen e vendit të tyre dhe duhet t’iu mundësohet që këtë ta bëjnë pas përzierje nga jashtë”, deklaroi Kocijançiq.


Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se a i ndihmon KE-ja Maqedonisë që të luftojë kundër lajmeve të mundshme të rreme nga faktorë të jashtëm dhe përzierje në fushatë, Kocijançiq porositi se shërbimet evropiane po i ndajnë praktikat e tyre më të mira në këtë lëmi me partnerët e saj, por se organizimi i referendumit është para së gjithash në duart e shtetit si vend sovran./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori