Komisioni Evropian thotë se nga 26 mijë kërkesa azili nga gjithë vendet e Ballkanit perëndimor gjatë këtij viti, gjysma janë shqiptarë.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Tove Ernst, i tha gazetares së ABC News në Bruksel, se nga shtetet anëtare nuk ka mbërritur asnjë kërkesë në Bruksel për rivendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë.
Sipas saj unioni do që të mbajë liberalizimin e vizave, por është i domosdoshëm reagimi i vazhdueshëm i autoriteteve shqiptare që askush të mos e përdor pa abuzim.
Burime të ndryshme kanë bërë të ditur, se Franca dhe Holanda nuk përjashtojnë rivendosjen e përkohshme të regjimit së vizave për shtetasit shqiptarë për shkak të rritjes së numrit të atyre që abuzojnë me lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Ne e dimë që shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar më 27 shkurt rishikimin e mekanizmit të monitorimit të heqjes së vizave, që e bën më të thjeshtë rivendosjen e përkohshme të vizave.
A kanë njoftuar autoritetet franceze dhe holandeze Komisioni Evropian për një shqetësim në rritje dhe a ekziston rreziku që Komisioni të aktivizojë këtë mekanizëm?
Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së, thotë se “së pari, duam të nënvizojmë, se lëvizja e lirë është një element shumë i rëndësishëm i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Falë lëvizjes së lirë intensifikohet kontakti midis qytetarëve të Ballkanit me qytetarët e Bashkimit Evropian. Liberalizimi i vizave nxit gjithashtu edhe mundësitë për të bërë biznes për qytetarët e Ballkanit. Pra, është një parim të cilit ne i kushtojmë shumë rëndësi. Por, kjo e drejtë e fituar nga vendet e Ballkanit shoqërohet me detyrime dhe përgjegjësi. Qytetarët e vendeve të Ballkanit kanë të drejtë të rrinë për një periudhë të caktuar në territorin e BE-së, por nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë për të kërkuar azil. Deri tani, nuk kemi marrë njoftim nga asnjë shtet anëtar, por vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën. Siç ju referuat dhe ju, kemi mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë dhe raporti i radhës do të prezantohet në fund të këtij viti”, tha ajo.
Cilat janë shifrat aktuale që posedoni për azilkërkuesit nga Ballkani? Duket se ka një rënie të kërkesave nga azili për 2017, por sërish qytetarët shqiptarë renditen midis atyre problematikë për abuzimin e zonës Shengen? Cili është mesazhi juaj për autoritetet shqiptare për të trajtuar këtë çështje?
“Sipas shifrave që disponojmë deri në verë, rezultojnë se për 2017 ka 26 mijë kërkesa azili nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe gjysma e tyre janë bërë nga qytetarë shqiptarë. Ne jemi në kontakt direkt me autoritetet shqiptare dhe e vlerësojmë që kjo çështje shihet me vëmendje. Nga njëra anë, kjo duhet trajtuar në nivelin kombëtar përmes fushatave të sensibilizimit për të informuar të gjithë qytetarët për të drejtat dhe detyrimet, por nga ana tjetër duhet punuar për të luftuar rrjetet e trafikantëve, që ndihmojnë qytetarët për të lëvizur brenda Bashkimit Evropian. Duhet të trajtohet çështja e trafiku ilegal, kërkesave të azilit, si dhe bashkëpunim për personat në situatë të paligjshme që kthehen në vendin e origjinës. Këto janë çështje për të cilat autoritetet mund të punojnë. Ne duam që të mbajmë liberalizimin e vizave, por nuk duhet të ketë dhe nuk mund të ketë abuzim”, Tove Ernst.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë