Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për fillimin e zbatimit të masës për aplikimin e shtesave për fëmijë, e cila është dokumentuar në shumë vende të botës si instrumenti më efektiv në zbutjen e varfërisë dhe i cili zbatohet në pothuajse të gjitha vendet e Evropës.
KOMF nga viti 2015 ka dërguar rekomandimin drejt Qeverive të Kosovës dhe drejt partive politike për planifikimin dhe realizimin e shtesave për fëmijë.
KOMF përmes një shkrese me rekomandime ka ofruar kontributin drejt Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për përmirësimin e skemës për shtesat për fëmijë duke paraqitur mangësitë aktuale si dhe propozimet për adresimin e tyre.
Rekomandimet kryesore:
Shtesat për fëmijë aktualisht po mundësohen përmes aplikimit në formë elektronike – ekosova. Në mungesë të informatave, shkathtësive apo edhe pajisjeve elektronike, shumë prindër mund të privohen nga kjo e drejtë për të aplikuar për shtesa për fëmijë. KOMF ka rekomanduar që krahas aplikimit në formë elektronike, të mundësohet aplikimi edhe në formë fizike nga prindërit/kujdestarët ligjor.
KOMF ka propozuar që skema për shtesat e fëmijëve të rishikohet duke përfshirë fëmijët deri në moshën 18 vjeçare. Legjislacioni në Kosovë por edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës përcakton moshën e fëmijës deri në moshën 18 vjeçare.
Përfshirja e fëmijëve deri në moshën 18 vjeçare është e nevojshme sidomos duke pas parasysh faktin që aktualisht nuk ka ndonjë skemë të aplikueshme për mbështetjen e fëmijëve të moshës 16 – 18 vjeçare apo fuqizimin e të rinjve.
KOMF potencon që shuma aktuale e shtesave për fëmijë është e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e fëmijëve. Megjithatë, KOMF vlerëson nismën e ndërmarrë për realizimin e shtesave për fëmijë, e cila do ti hap rrugë krijimit të një skeme të qëndrueshme në vitet në vijim. KOMF rekomandon që në kuadër të planifikimit buxhetor vitin e ardhshëm, shtesat për fëmijë të prioritizohen për të konsideruar rritjen e shumave mujore, për të mbështetur nevojat e fëmijëve.
Në kuadër të vendimit për caktimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e pjesshëm të masës 3.5, në paragrafin 4, përcaktohet që aplikimi për të përfituar nga shtesat e fëmijëve mund të bëhet nga nëna e fëmijës, ndërsa në mungesë të nënës mund të bëhet nga babai dhe kujdestari ligjor.
Megjithatë për momentin, platforma online ekosova, lejon aplikimin për shtesa të fëmijëve vetëm nënën, përderisa nuk lejon aplikimin nga babai apo kujdestari ligjor.
KOMF kërkon që platforma online të rishikohet për të mundësuar aplikimin edhe nga babai si dhe kujdestari ligjor. Mundësimi i aplikimit për shtesa të fëmijëve nga kujdestari ligjor është sidomos i domosdoshëm për fëmijët pa kujdes prindëror për të cilët në mungesë të prindërve, kujdestari ligjor ushtron të drejtat dhe përgjegjësitë e plota për fëmijën.
Skema për shtesa për fëmijët është mundësuar në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike. Për të siguruar qëndrueshmërinë e shtesave për fëmijë përtej kësaj pakoje, KOMF rekomandon që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të planifikojë hartimin e Ligjit për Shtesat për Fëmijë.
Në këtë proces paraprakisht duhet të analizohet me kujdes dhe të vendoset modeli më i përshtatshëm i shtesave për fëmijë për kontekstin e Kosovës. Praktikat dhe modelet nga shtetet e rajonit dhe Evropës janë të ndryshme lidhur me shtesat për fëmijë.
Dy modelet kryesore të shtesave për fëmijë janë si vijon: Shtesat universale për fëmijë, që nënkupton transfere të pakushtëzuara për të gjitha familjet me fëmijë pa marrë parasysh nivelin e të ardhurave të tyre, statusin ekonomik apo statusin e punësimit. Model tjetër i shtesave për fëmijë është përcaktimi apo përshkallëzimi i shumës së shtesave bazuar në të ardhurat vjetore të familjes, statusit ekonomik dhe statusit të punësimit, numrit të fëmijëve në familje, moshës dhe nevojave të fëmijëve.
KOMF bashkë me organizatat anëtare është i gatshëm për të kontribuar në këtë proces me qëllimin për të siguruar bashkërisht modelin më të mirë të shtesave për fëmijë për mbështetjen e fëmijëve dhe prindërve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-19-215152-380x233.png)
Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”
![MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/policia-mk-380x233.png)
MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes
![KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/kosova-nato-380x233.jpg)
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova
![Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-trumpo-780x439.jpg)
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
![“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-25-780x439.png)
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
![Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/tyujki-780x439.jpg)
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua
![Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1_1498320632-476220-1-1-e1739985688141-780x439.jpg)
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame