LAJMI I FUNDIT:

KOMF dhe Çohu kërkojnë hetim dhe llogaridhënie për veprimet e prokurorisë

KOMF dhe Çohu kërkojnë hetim dhe llogaridhënie për veprimet e prokurorisë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU, sot kanë dërguar kërkesë zyrtare tek Këshilli Prokurorial i Kosovës duke kërkuar hetim dhe llogaridhënie për veprimet e prokurorisë lidhur me rastin e fëmijës K. V nga Fushë Kosova.

Pas publikimit të vdekjes tragjike të fëmijës në komunën e Fushë Kosovës, KOMF ka dërguar kërkesë zyrtare tek Prokuroria për të parë, cili ka qenë reagimi institucional për këtë rast.

“Prokuroria ka theksuar se është në fazën e hetimeve dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të japë më shumë informacion”, thuhet në një komunikatë të KOMF dhe Çohu.


Në këtë komunikatë theksohet sipas raportimeve mediale, prokurori nuk kishte propozuar masën e paraburgimit, e cila përveçse do të pamundësonte ushtrimin e vazhdueshëm të abuzimit ndaj fëmijës do të ndihmonte edhe në zbardhjen e rastit.

Prokurori nuk kishte kërkuar ekzaminimin mjeko-ligjor, kjo edhe përkundër raportimeve dhe dyshimeve për abuzim seksual me tashme të ndjerin K.V. Tutje i dyshuari ishte liruar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit nisur nga faktet e mësipërme, KOMF dhe ÇOHU kanë kërkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të vërtetohet nëse prokuroria ka përmbushur përgjegjësinë profesionale bazuar në dispozitat ligjore dhe etike, Kodin e Procedurës Penale, Kodin e Sjelljes Etike dhe Profesionale për Prokurorë.

Në përputhje me rregullat ligjore dhe etike të organeve ndjekëse, KOMF dhe ÇOHU kanë kërkuar që Këshilli Prokurorial të zhvillojë procedurë hetimi ndaj prokurorëve të rastit për të identifikuar nëse ka pasur lëshime profesionale dhe etike në rastin ndaj fëmijës K. V dhe të shqiptojë masat e nevojshme, në rast se ato vërtetohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori