LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja shqiptare në Kosovë? Jo faleminderit!

Deklarimet e përfaqësuesve institucional gjegjësisht ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, se nuk kemi mjete për të bërë të mundur që përfaqësuesja e Shqipërisë t’i zhvilloj ndeshjet e futbollit të karakterit Ndërkombëtarë në Kosovë gjegjësisht në Prishtinë, është vërtet absurd i llojit të vet. Për që është absurd mund t’i numërojmë me qindra arsye, por të ndalemi vetëm tek disa:

Së pari: pothuaj çdokund në deklarimet publike të udhëheqësve tanë, i dëgjojmë me gojën plotë, se si, thirren në patriotizëm, dhe në ndjenja kombëtare, se si me gojën plotë secili po na del më patriot dhe më kombëtar se shoqi, se si për ta është me rëndësi të ndodh bashkëpunimi me shtetin amë Shqipërinë, përfshi këtu në të gjitha aspektet gjerë tek bashkimi kombëtarë.


Shtrohet pyetja këtu. A nuk ishte kjo një kërkesë, një ofertë dhe një shans për bashkëpunim? Po kjo ishte ajo, por kujt t’i ofrohet kjo, patriotizmi dhe ndjenja e përkatësisë së përbashkët kombëtare kur fillon të bëhet realitet, atëherë shumë qarqe dhe individ të cilët, pa nevojë mbajnë gojën plot me shtet, me bashkëpunim dhe bashkim kombëtar, e mohojnë këtë në vepër. Apo si mund të quhet ndryshe arsyetimi që nuk kemi mjete për ta përgatitur stadiumin e Prishtinës për ta vënë në dispozicion për kombëtaren e shtetit të Shqipërisë.

Së dyti: a nuk është një ndër prioritetet e institucioneve të vendit, që të bëjnë ç’është e mundur, në mënyrë që ta sensibilizojnë opinionin, dhe ta avancojnë sa më shumë sportin kosovarë, e posaçërisht futbollin, në mënyrë që t’i mundësohet anëtarësimi në Federatat rrespektive gjegjësisht FIFA dhe UEFA. A nuk janë stadiumet dhe terrenet e futbollit disa nga parakushtet që janë të mangëta dhe që kërkojnë zgjidhje? A nuk ishte kjo një shans për t’u prezantuar edhe si shtet i ri i cili po përparon, por edhe si komb i cili po integrohet në bashkëpunim dhe bashkim dita ditës? Po kjo ishte shansi, por fatkeqësisht mungon gatishmëria, mungon niveli i ndjesisë shpirtërore, për t’ju gëzuar një fakti të tillë, dhe për të bërë çmos për ta realizuar këtë projekt.

Së treti: a nuk do ishte kjo një shans, edhe në aspektin ekonomik. Të gjithë e dimë se në çfarë gjendje të mjerueshme ekonomike e sociale janë qytetarët e vendit, se në çfarë gjendje të mjerueshme gjendet biznesi kosovarë. A nuk do t’i ofronte kjo ofertë një mundësi shtesë për rimëkëmbje ekonomike qytetit dhe vendit, kur dihet se një ndeshje të karakterit ndërkombëtarë, përcjellët me tifoz të shumtë të vendeve garuese. A nuk do të ishte një e mirë e madhe që do t’i ofrohej qytetarit të vendit? Ku përpos të mirave materiale që do të sillnin si p. sh. shumë tifoz francez, do të ishte edhe një kënaqësi që do t’u ofrohej qytetarëve të vendit, që të kenë mundësinë t’i shohin nga afër yjet e mëdha botërore të futbollit.

Kjo është vërtet e absurde, e llojit të vet, dhe njëkohësisht e turpshme. Për këtë duhet të fajësohen edhe qeveria gjegjësisht ministria për Kulturë, Rini e Sport, por edhe kuvendi komunal i Prishtinës, i cili nuk ishte dashur ta lëshoj këtë shans.

Arsyetimi se nuk ka mjete vërtet nuk ishte dashur të jetë temë në këtë moment. Kjo është një shans e jashtëzakonshme e cila do duhej konsideruar si e tillë. Ky shans do duhej mbuluar në qoftë nevoja edhe me mjete rezervë të shtetit, gjegjësisht të komunës, apo ndoshta tashmë kasat janë të zbrazura ler dhe nuk ka para as për rezerva, sepse janë shpenzuar në pushime kolektive dhe për beneficione.

Sikur të ishte në pyetje, ndonjë koncert privat me siguri që do të gjendeshin mjetet e nevojshme. Me mirë të investohet këtu sesa të bëhen përpjekje dhe pretendime dëshpëruese për të rregulluar imazhin e vendit duke sjell Shakira apo kushdo qoftë tjetër.

Uroj dhe apeloj që ky vendim të mos jetë përfundimtarë dhe edhe njëherë të rishqyrtohet vendimi dhe të merren përgjegjësitë e kërkuara dhe të bëhen investimet e duhura në mënyrë që kjo e mirë t’i ndodh Kosovës, qytetarëve të saj dhe mbarë shqiptarisë.

Në trend

Më shumë
Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Lajme
Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Mali i Zi
Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

La Liga
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Lajme

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro

Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori