Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet miqësore kundër Estonisë, që do të zhvillohen më 29 nëntor dhe 2 dhjetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 13:00.
Futbollistet dardane, nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, janë shfaqur të motivuara dhe me atmosferë pozitive në stërvitjen e parë, duke u fokusuar maksimalisht në përgatitjet për këto dy teste të rëndësishme.
Krahas aspektit miqësor, këto ndeshje do të shërbejnë si një mundësi e mirë për konsolidimin e konceptit të lojës në prag të ndeshjeve të Ligës C në Ligën e Kombeve, që nisin në shkurt të vitit të ardhshëm, e ku Kosova bën pjesë në grup me Maqedoninë e Veriut dhe Letoninë.
Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj ka theksuar rëndësinë e këtyre miqësoreve për të vlerësuar formën e futbollisteve dhe për të ndërtuar një ekip sa më të kompletuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
“Përveç anës miqësore, kemi dy teste të mira që do të na shërbejnë për të parë formën e lojtareve. Kemi bërë një grumbullim të mëparshëm dhe tani kemi afruar edhe tetë lojtare të reja. Afërsisht kemi kompletuar 90 përqind të lojtareve potenciale për Kombëtaren A dhe po i testojmë. Nga Kombëtarja U19 kemi tri-katër futbolliste me potencial të lartë që së shpejti do t’i bashkohen ekipit A, por aktualisht janë të angazhuara në kualifikimet evropiane”, ka thënë Sermaxhaj.
Ai shtoi se përgatitjet janë fokusuar në arritjen e një ekipi konkurrues për Ligën C, me synimin që Kombëtarja e Kosovës të rikthehet sërish në Ligën B.
“Herën e kaluar kemi zhvilluar lojë testuese me Kombëtaren U19, ku kemi parë taktikat e trajnerit të ri. Tani kemi një kundërshtar më të fortë, siç është Estonia, dhe mund të përmirësojmë disa gjëra. Atmosfera është shumë e mirë dhe besoj se do të kemi një grumbullim të suksesshëm. Qëllimi ynë është të rikthehemi në Ligën B dhe të fitojmë ndeshjet kundër Maqedonisë së Veriut dhe Letonisë”, tha Erëleta Memeti.
Edhe Donjeta Halilaj u shpreh optimiste për paraqitje të mira në dy ndeshjet kundër Estonisë: “Kjo është stërvitja ime e parë me trajnerin e ri. Miqësoret janë shumë të rëndësishme, pasi trajneri do të ketë mundësi të shohë formën tonë dhe ku është ekipi. Besoj se do të jemi gati për sfidat që na presin dhe do të arrijmë synimin tonë për t’u rikthyer në Ligën B”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![UEFA mbush ‘arkën’ e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Liverpool-2-380x233.jpg)
UEFA mbush ‘arkën’ e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve
![Lindon Emërllahu ishte transferimi më i shtrenjtë në Superligën e Rumanisë në afatin e dimrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/horvath-tamas-01-1-scaled-1-scaled-e1739279692866-380x233.jpg)
Lindon Emërllahu ishte transferimi më i shtrenjtë në Superligën e Rumanisë në afatin e dimrit
![Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t’u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/ten-hag-5-380x233.jpg)
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t’u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mario-Vuskovic-780x439.jpeg)
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli
![Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Is-this-Vinicius-farewell-tour-780x439.jpg)
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin
![Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Collina-780x439.jpg)
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë
![Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pogba-1-780x439.jpg)
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian
![Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/stadiumi-1--780x439.jpg)
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht