LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja e hendbollit fiton grantin ekipor prej 100 mijë dollarësh nga KOK-u

Kombëtarja e hendbollit fiton grantin ekipor prej 100 mijë dollarësh nga KOK-u

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, konkurrenca e meshkujve, është përfituese e grantit ekipor prej 100 mijë dollarë (rreth 92 mijë euro) të ndarë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut përzgjodhi ekipin kombëtar të hendbollit, bazuar në kriteret dhe rezultatet e fundit, të cilat e bëjnë kombëtaren me gjasat më të përafërta për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028.

Granti ndahet nga KOK-u, ndërsa fondet janë të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe dedikohen për kombëtaren më të suksesshme. Granti vlen për periudhën 2025–2028.


Djemtë e ekipit A të kombëtares janë në garë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2026, falë fitores ndaj Ukrainës dhe barazimit ndaj Holandës, në grupin 6 kualifikues. Në muajin maj luajnë me Ishujt Faroe në Prishtinë dhe Holandën në udhëtim.

Të njëjtin grant dhe me të njëjtën kombëtare, hendbolli e kishte fituar edhe në ciklin e kaluar olimpik. /Telegrafi/