Komisioni Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara ka rishikuar raportin periodik për vendin tonë këtë janar, duke u ndalur në disa prej zhvillimeve më domethënëse, një pjesë e mirë të cilave u vunë në dukje që në nëntorin e 2023.
Duke prekur çështjen e emigracionit të rritur si pasojë e diferencave në standardin e jetesës apo tkurrjen e popullatës në moshë pune, raporti ndalet edhe te sektori i energjisë dhe menaxhimi i mbetjeve. Lidhur me këtë të fundit ka vetëm një fjali që paraqet shkurtimisht gjendjen sesi perceptohet ky aspekt për vendin tonë.
Konkretisht, në seksionin “diversifikimi dhe rritja e efikasitetit do të rriste sigurinë e energjisë” thuhet: emetimet e gazeve serrë në Shqipëri janë shumë më të ulëta se ato në rajon, ndërsa eficienca e energjisë është relativisht e lartë.
Prodhimi i energjisë elektrike mbështetet pothuajse ekskluzivisht në hidrocentrale, të cilat ende ofrojnë një potencial të pashfrytëzuar për zhvillim.
Megjithatë, vendi ka ende nevojë të importojë energji elektrike gjatë periudhave të thata, ndërkohë që humbjet në sektor përfaqësojnë më shumë se një të pestën e furnizimit me energji elektrike.
Shqipëria është e ekspozuar ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve, gjë që shton cenueshmërinë mjedisore dhe, duke pasur parasysh strukturën aktuale të furnizimit, minon sigurinë energjetike. Menaxhimi i mbetjeve paraqet mangësi serioze.
Raporti nuk jep detaje të mëtejshme sa i takon asaj që cilësohet si mangësi ë menaxhimin e mbetjeve apo dobësive që identifikohen. Aktualisht menaxhimi i mbetjeve në vend është i orientuar në dy drejtime.
Së pari me landfillet që janë mbështetur nga disa kredi të bankës gjermane dhe që kanë zënë vend në disa rajone të Shqipërisë ku së fundmi po i jepet zë edhe ekonomisë qarkulluese.
Më i fundit është projekti që po mbështetet nga Bashkimi Europian për me një vlerë 19 milionë euro nën projektin “BE për Ekonominë Qarkulluese – Programi Rajonal i Menaxhimit të Mbetjeve” që ka si qëllim të mbështesë Shqipërinë në rritjen e riciklimit, ngritjen e landfilleve dhe menaxhimin e mbetjeve në përputhje me praktikat e Bashkimit Europian. Në këtë rast ky projekt mbështet konkretisht rajonet e Gjirokastrës, Vlorës, Jugut në tërësi dhe, Kukësit.
Një tjetër alternativë menaxhimi në vend është ajo përmes inceneratorëve që aktualisht janë nën hetim nga SPAK. Në gusht të vitit të shkuar ky institucion vuri nën sekuestro inceneratorin e Tiranës teksa më herët në vitin 2022 u sekuestrua ai i Fierit dhe pas mbylljes së hetimeve çështja përfundoi me dënimin e një sërë personave. Inceneratori i Elbasanit nga ana tjetër është nën menaxhimin e bashkive të këtij qarku.
Menaxhimi i mbetjeve ka paraqitur probleme serioze ndër vite, pavarësisht masave apo orientimit të dhënë nga qeveria ku në disa raste kjo ka ndodhur në pikun e sezonit ndërkohë që rasti më i fundit problematik ishte zjarri në landfillin e Vlorës që zgjati për ditë të tëra duke ndotur qytetin bregdetar, raporton Monitor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës