LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i ushtrisë gjermane viziton FSK-në

Komandanti i ushtrisë gjermane viziton FSK-në

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka pritur në vizitë, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, gjeneralin me katër yje, Volker Wieker, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë.

Me këtë rast, gjeneral Rama e ka njoftuar gjeneralin gjerman Wieker me zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së deri në këtë fazë, si dhe për synimet e Forcës drejt përvetësimit dhe aplikimit me sukses të standardeve të NATO-s, me të cilat standarde zhvillohen dhe operojnë shumica e vendeve perëndimore.

Nga ana e tij gjenerali Wieker përgëzoi gjeneralin Rama për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë ngritjes dhe zhvillimit të FSK-së, të një Force e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik civil, forcë në shërbim për të gjithë qytetarët e vendit, po ashtu një forcë e hapur për bashkëpunim regjional dhe më gjerë.


Me këtë rast Shefi i Forcave të Armatosura të Gjermanisë shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit si dhe kontributin e ushtrisë gjermane për ngritjen dhe profesionalizimin e më tejmë të FSK-së.

Me këtë rast, Komandanti i Ushtrisë gjermane Volker Wieker pa nga afër demonstrimin dhe pajisjet e njësisë së kërkim shpëtimit në Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së në kazermën e Pomozotinit, qendër kjo e cila synon të jetë edhe qendër rajonale për trajnim nga fusha e kërkim shpëtimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori