LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i KFOR-it takoi presidenten Osmani, flasin për bashkëpunim institucional

Komandanti i KFOR-it takoi presidenten Osmani, flasin për bashkëpunim institucional

Komandanti i KFOR-it Gjeneralmajor Enrico Barduani sot është takuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën biseduan për situatën aktuale dhe për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë.

Sipas komunikatës së KFOR-it, gjenerali Barduani përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për një Kosovë paqësore dhe stabile përmes zbatimit të mandatit të tij të gjatë të OKB-së.

“Ai gjithashtu theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të mirë të KFOR-it me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të rregullt, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe të stabilitetit rajonal”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.


Tutje bëhet e ditur se Komandanti i KFOR-it vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë të KFOR-it me BE-në në terren, duke përfshirë mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

”KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e bërë për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori