Komandanti i trupave të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka deklaruar se ngjarjet e fundit në Mitrovicën veriore janë brengosëse sidomos tani në prag të zgjedhjeve.
Ai në RTK Prime ka thënë se e gjithë puna që është bërë ndër vite në veri, rrezikon të humbet, derisa është shprehur këmbëngulës se nuk do të tolerojnë dhunën në veri të vendit.
“Detyra jonë e parë është sigurimi i lëvizjes së lirë në Kosovë. Jemi të pajisur për t’u ballafaquar me një situatë të tillë. Por, ne veprojmë në pajtim me situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke reaguar ndaj cilësdo situatë që e kemi përpara. Nuk e tolerojmë dhunën dhe pikë. Dhunën nuk mund ta tolerojmë dhe nuk do ta tolerojmë”, ka theksuar Ristuccia.
Komandanti i KFOR-it ka theksuar se kjo forcë ushtarake është e ndërtuar, e trajnuar dhe e pajisur me forca të mjaftueshme njerëzore për të kryer secilin lloj detyrimi brenda mandatit të tij.
“Sigurisht nëse situata përkeqësohet mund të llogarisim në mbështetjen e të gjithë NATO-s dhe 27 shteteve anëtare. Që nga viti 1999 KFOR-i ka pasur mbi 50 mijë forca njerëzore, ndërsa tani me progres të situatës numri i ushtarëve është ulur për aq sa siguria është përmirësuar. Besoj se kemi forca dhe pajisje të mjaftueshme për t’u ballafaquar me çdo situatë. NATO-ja ka ngritur prezencën tonë në terren dhe jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me çdo situatë nëse ka nevojë edhe me forca shtesë, por për momentin nuk mendojmë se ekzistojnë kushtet e tilla”, ka shtuar Ristuccia.
Ai ka thënë se që nga fillimi i këtij viti situata është përkeqësuar në kuptimin e tensioneve.
“Para se të emërohesha në krye të këtij misioni kanë filluar tensionet dhe që nga ajo kohë jemi ballafaquar me një situatë ku të dyja palët kanë pasur reagime dhe kundër reagime, në atë mënyrë që nuk po sjellë qetësi. Ka njerëz anues ose që sjellin paqartësi, pra që nuk sjellin qetësi. Ajo çfarë ka ndodhur pas dorëheqjes së shumicës së zyrtarëve nga institucionet që kanë qenë në veri të Kosovës ka krijuar një lloj vakumi që nuk i ka kontribuar situatës së sigurisë”, është shprehur komandanti i KFOR-it.
Ai ka thënë se ngjarja e fundit në veri të vendit është vetëm njëra prej atyre çështjeve brengosëse për Bashkësinë Ndërkombëtare dhe sipas tij problemi është se ka shumë çështje të prapambetura të pazgjidhura.
Në fund, gjenerali italian ka dhënë edhe një mesazh për popullin e Kosovës dhe në përgjithësi për popujt e Ballkanit Perëndimor.
“Asnjëherë të mos e ndalin ëndrrën dhe të mos humbin shpresën për një të ardhme më të mirë. Të mos ndjekin dezinformatat toksike. Le të përpiqemi të gjejmë burime të tjera dhe t’i ballafaqojmë ato e jo t’i bartim ashtu siç janë. Pra, të mos ndjekim narrativa toksike”, ka shtuar Ristuccia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës