LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama uron ushtarët për festat e fundvitit

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama uron ushtarët për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fundvitit, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka uruar të gjithë ushtarët, nënoficerët, oficerët, stafin civil dhe gjithë qytetarët e Kosovës, që të festojnë në paqe, harmoni dhe prosperitet.

Gjenerali Rama në urimin e tij, drejtuar personelit ushtarak dhe civil të FSK-së, thotë se ushtarët janë garantuesit e sigurisë dhe mbrojtjes të Kosovës.

“Të dashur ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, shumë të dashur familjarë të pjesëtarëve të FSK-së. Ne ushtarët e FSK-së, garantuesit e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës, në përmbyllje të vitit të parë të tranzicionit, dëshirojmë të urojmë që Kosova, atdheu ynë dhe qytetarët të festojnë në paqe, harmoni dhe prosperitet festat e fundvitit. Në radhët tona këtë vit kemi një numër të ushtarëve të rinj që u janë bashkuar FSK-së për të shërbyer me nder dhe dinjitet, andaj uroj që ky vit, të jetë një fillim i mbarë në detyrat e shenjta që kemi marr mbi supe. Duke ju dërguar mesazhet dhe urimet më të mira për të gjithë Ju, kërkoj që respekti, dinjiteti dhe barazia të jenë vlerat që e karakterizojnë FSK-në. Të dashur ushtarakë të FSK-së nga komunitetet jo shumicë, ndjehuni ashtu siç jeni, ku etnia, kultura dhe besimi janë vlera të shtuara për Forcën. Ne të gjithë së bashku përbëjmë suksesin, ku synimi ynë është ngritja dhe ofrimi i sigurisë dhe mirëqenies për fëmijët tanë. Urime, shëndet dhe lumturi për Ju dhe familjet tuaja”, shkruan komandanti Rama në urimin e tij. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori