LAJMI I FUNDIT:

Kolumbiani 14-vjeç qëllon për vdekje dy burra në mes të rrugës, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video)

Kolumbiani 14-vjeç qëllon për vdekje dy burra në mes të rrugës, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video)

Një djalë 14-vjeç të cilin policia e ka cilësuar si një njeri që ka lidhje me 10 vrasje të mëhershme, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e nxjerrë revolen nga brezi dhe duke qëlluar për vdekje dy burra në qendër të qytetit.

Adoleshenti anëtar i nja bande është filmuar duke shkrepur plumba në drejtim të dy burrave, dhe atë në mes të rrugës që e frekuentonin shumë njerëz në Kolumbi, transmeton Telegrafi.

Ai fillimisht shihet se si bisedon me njërin prej viktimave në qytetin Medellin, ku pas disa sekondave nxjerr revolen dhe i shkrep gjashtë plumba.  Policia ka identifikuar viktimat si Dario Alexis Atehortua Guzman, 43-vjeç dhe Mateo Cuestra Prieto, 20-vjeç.


Zyrtarët policorë gjithashtu kanë bërë të ditur se 43-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, derisa 20-vjeçari nuk i mbijetoi plagëve pak metra pa e futur në spital.

Megjithatë, aty kishte pësuar edhe personi i tretë që pas trajtimit në spital ka shpëtuar me plagë të lehta. E sipas Pablo Ruiz Garzon, shef i policisë në Valle de Aburra, ka deklaruar se adoleshenti ka qëlluar  për vdekje dy persona përpara një dyqani.

Sipas autoriteteve të sigurisë, 14-vjeçari është anëtarë i një bande lokale i cili pas një operacioni të policisë ka përfunduar në pranga. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori