Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë të ditur se pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdar në dalje janë më shumë se gjashtë orë.

Në njoftim thuhet se pritje në dalje ka edhe në Mutivodë, te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje.


Pikat e kalimit kufitar: hyrje (min)    dalje (min)

Merdarë                          05 - 10          360 - 400

Jarinje                              10 - 15          60 - 90

Mutivodë                        05 - 10          170 -180

Bernjak                            15 - 20          15 - 20

Dheu i Bardhë                05 - 10          170 - 180

Vërmicë                           15 - 20          15 - 20

Muçibabë                        03 - 05          50 - 60

Për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ueb faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta. /Telegrafi/

Screenshot 7 10