Kollitjet janë simptomat më të shpeshta të sëmundjeve fëmijërore dhe, megjithëse kanë një zë të keq nganjëherë, ato nuk janë simptoma të ndonjë gjendje serioze.
Në fakt kollitja është një refleks, i cili ndihmon pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes në fyt dhe në gjoks. Megjithatë ndonjëherë për shkak të kollitjes fëmija duhet të paraqitet te mjeku.
Duke njohur llojet e ndryshme të kollitjeve do t’ju ndihmojë t’i kontrolloni ato dhe të dini kur t’i drejtoheni mjekut.
Llojet dhe domethëniet e kollitjeve
Kollitja “ulërimë” Është pasojë e inflamacioneve ose ënjtjeve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Zakonisht shkaktohet nga inflamacionet e laringut dhe trakesë, që mund të shkaktohen nga alergjitë, ndryshimet në temperaturë gjatë natës, apo mund të jetë edhe si pasojë e ndonjë infeksioni viral. Mund të ndodh papritur në mes të natës kur fëmija është duke fjetur.
Kolla e mirë
Është emër, i cili i referohet pertussisit, infeksion i traktit respirator i shkaktuar nga bakterja Bordetella Pertussis. Sëmundja karakterizohet me disa kollitje të cilat përfundojnë me britma kur fëmija merr frymë. Simptomat tjera të pertussisit përfshijnë shkuarje të hunëve, teshtitjet, kollë të butë dhe ethe.
Kolla me gulçitje
Kur kolla shoqërohet me një zë gulçimës kur fëmija e nxjerr frymën, është shenjë e inflamimit të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Po ashtu ekziston mundësia, sidomos te fëmijët e vegjël, që rrugët e poshtme të jenë të bllokuara nga ndonjë trup i huaj ose mukus nga ndonjë infeksion respirator.
Kollitja gjatë natës
Shumica e kollitjeve përkeqësohen gjatë natës për shkak se sekreti nga hunda dhe sinuset kalon në fyt duke ngacmuar refleksin e kollitjes përderisa fëmija është i shtrirë. Astma po ashtu mund të shkaktojë kollitje gjatë natës sepse rrugët e frymëmarrjes janë më të ndjeshme dhe më të ngacmueshme gjatë natës.
Kollitja gjatë ditës
Alergjitë, astma, ftohja dhe infeksionet e tjera respiratore janë shkaktarët e zakonshëm të kollitjes gjatë ditës. Ajri i ftohtë i përkeqëson këto kollitje, të cilat zakonisht zhduken kur fëmija është në gjumë ose duke pushuar.
Është mirë të keni kujdes nga ftohësit e ajrit, kafshët shtëpiake ose duhani të mos e shkaktojnë kollitjen e fëmijës suaj.
Kolla me vjellje
Fëmijët zakonisht kollin aq shumë saqë nxisin refleksin e vjelljes. Shpesh kjo nuk paraqet shenjë alarmi nëse vjellja nuk vazhdon. Gjithashtu, nëse fëmija juaj ka kollë nga ftohja ose astma, mund të ketë shumë mukus i cili shkon në lukth dhe shkakton mundim.
Kolla me ethe
Nëse fëmija juaj ka kollë, temperaturë mesatare dhe rrjedhje nga hundët, ekzistojnë mundësitë që të jetë ftohur. Por, kollitja me temperaturë 39 gradë Celsius ose më lartë nënkupton se fëmija është i prekur nga pneumonia, sidomos nëse fëmija juaj është i plogët dhe merr frymë shpesh. Në këto raste duhet ta çoni te mjeku.
Kolla e vazhdueshme
Kollitjet e shkaktuara nga ftohjet mund të zgjasin me javë, veçanërisht nëse fëmija juaj ftohet shpesh. Astma, alergjitë ose ndonjë infeksion kronik në sinuse ose rrugët e frymëmarrjes, mund të jenë po ashtu përgjegjës për këto kollitje që zgjasin. Nëse kolla zgjat tre javë, dërgojeni fëmijën tuaj te mjeku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Përse bebet lëvizin derisa janë bark

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit