LAJMI I FUNDIT:

Kollçaku: Pozitë e opozitë po pajtohen për shkelje të ligjeve në fuqi

Kollçaku: Pozitë e opozitë po pajtohen për shkelje të ligjeve në fuqi
Foto: Arkiv

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, në seancën ku po diskutohet për rritjen e pagës minimale, tha se në Kosovë ajo është e caktuar në mënyrë arbitrare, duke u klasifikuar edhe në bazë të moshës së punëmarrësve.

Sipas saj Kollçakut, caktimi i pagës minimale edhe për personat mbi moshën 35 vjeç tregon që në Kosovë ka deficit në kuptimin dhe interpretimin e konceptit të pagës minimale, meqë sipas saj personat mbi moshën 35 vjeç nuk do të duhej të prekeshin fare nga ky problem.


“Është me interes që gjatë vendosjes së saj të kenë parasysh dëmet që mund t’i shkaktohen edhe ekonomisë private, ne e dimë që shteti në këtë rast duhet të ketë parasysh gjithmonë gjatë vendosjes së pagës minimale edhe mbrojtjen e interesit të bizneseve të vogla dhe atyre familjare, dhe aty duhet të ketë subvencionim dhe përkrahja e shtetit duhet të jetë e madhe”, tha ajo.

Ajo tha se pozitë e opozitë në Kuvend po pajtohen rreth shkeljeve të ligjit në fuqi.

“Më vjen mirë që gjatë fjalimeve në Kuvend, opozita dhe pozita dakordohen për shkelje të ligjeve në fuqi, dhe mendoj që edhe në përfundim duhet të dakordohemi që çfarë duhet të ndërmerret për përmirësimin e situatës dhe korrigjimin e padrejtësive e në veçanti për korrigjimin e padrejtësisë tashmë mbi 9 vjeçare për mos rritjen e pagës minimale në Republikë ne Kosovës”, tha ajo.

Kollçaku tha se qeveritarët janë kujdesur për rritjen e pagës së tyre, ndërkohë kanë lënë anash qytetarët duke mos e lëvizur fare pagën minimale./kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Kalo në kategori