Site icon Telegrafi

Koleksioni mbresëlënës i çantave të Georgina Rodriguez, më e shtrenjta kushton 29 mijë euro

Pas premierës së sezonit të dytë të serialit të saj “I’m Georgina”, Georgina Rodriguez është sërish në qendër të vëmendjes.

Ndonëse ajo është gjithmonë në fokus për shkak të vet asaj ashtu edhe nga partneri i saj, futbollisti Cristiano Ronaldo, deklaratat që ajo bën në dokumentarë, e kanë vënë edhe më shumë në sy të publikut spanjolo-argjentinasin.

Tani, është një postim në të cilin ajo tregon disa imazhe nga vera e vitit 2020 me yllin portugez dhe fëmijët e tij që ka ndezur edhe një herë reagime negative për të, shkruan Marca.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

“Atë pasdite vere kur shkuam të blinim varkën tonë. Dhe disa foto të asaj vere magjike”, shkroi Georgina.

Në një nga ato foto, influencuesja tregoi një përzgjedhje ekskluzive të çantave të koleksionit të saj që do t’ju lënë me gojë hapur.

“Unë e dua Louis Vuitton, e dua grupin Inditex, e dua Nike, e dua Decathlon! I dua të gjitha markat. Kam 150 çanta”, ka thënë ajo.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Këto janë dy nga frazat që tregojnë fanatizmin e modeles për një nga aksesorët më të domosdoshëm dhe më të kërkuar të modës.

Ndër pjesët më të kërkuara në koleksionin e saj është modeli Birkin nga Hermes në të kuqe.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Vlen 29 mijë euro dhe është prej lëkure krokodili, vlen të theksohet se ky model nuk është më në shitje, gjë që ka shënuar rritje të vlerës ndër vite.

Lexo po ashtu Georgina Rodriguez zbulon vendin më të pazakontë ku ka kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon

Edhe pse ky është modele i veçantë, ajo ka të tjerë që konsiderohen gjithashtu si shembuj të jetesës me vlerë të lartë.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Pranë saj është Kelly 32 Sellier, gjithashtu në lëkurë krokodili dhe me një çmim rreth 16 mijë euro, një çantë mini Prada në të bardhë 2400 euro ose çanta shembullore Coeur Heart, një çantë e markës Louis Vuitton me vlerë 2100 euro.

Është e qartë se marrëdhënia e Georgina me çantat është diçka për të privilegjuarit dhe vlen të përmendet se modelja zotëron edhe çantën më të shtrenjtë në botë: Diamond Himalaya luksoze nga Hermes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version