LAJMI I FUNDIT:

Kolegjit FAMA dhe KISCOMS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kolegjit FAMA dhe KISCOMS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Në kuadër të përgatitjeve për realizimin e Simpoziumit të parë Ndërkombëtar “Dita e Infermierëve“ dhe Simpoziumit të parë Ndërkombëtar “Dita e Mamive“, sot u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi KISCOMS dhe Kolegjit FAMA.

Simpoziumet “Dita e Infermierëve“ dhe “Dita e Mamive“, projekte të organizatës për Arsim Shkencë dhe Shëndetësi KISCOMS, synojnë edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve të infermierisë dhe mamisë, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim. Kolegji FAMA do të jetë bashkë-organizatore në realizimin e simpoziumeve.


Në simpoziumet ndërkombëtare “Dita e Infermierëve” që mbahet nga data 11-12 maj dhe “Dita e Mamive“ që mbahet nga data 4-5 maj, profesionistët e gjeneratave të ndryshme të infermierisë dhe mamisë do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore.

Në simpoziumet ndërkombëtare “Dita e Infermierëve” dhe “Dita e Mamive“, Simpoziumi ndërkombëtar “Dita e Infermierëve” pos ligjëratave plenare të përzgjedhura, do të ofrohen edhe kurse e trajnime profesionale (teorike dhe praktike), si dhe referues të ftuar nga ekspertiza e infermierisë dhe mamisë në nivel ndërkombëtar.

Marrë parasysh se simpoziumet organizohen për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve dhe Ditës Ndërkombëtare të Mamive, këto projekte do të jenë tradicionale, duke iu dhënë në këtë mënyrë vendin e merituar dhe respektin ekspertëve të Infermierisë dhe mamisë për kontributin në ruajtjen e shëndetit, edukimin e gjeneratave te reja, ngritjen profesionale si dhe afirmimin shkencor dhe hulumtues.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi KISCOMS, Xheladin Ujkani dhe Rektori i Kolegjit FAMA, Frashër Demaj.

Për t’u regjistruar si pjesëmarrës, aplikoni online në http://kiscoms.org/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori