Kolegji “Mehmet Akif”, me përkrahje të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, organizoi MACPRO GENIUS 2018 në nivel të Kosovës.
MACPRO, që për këtë vit është e pesta me radhë, deri më tani është organizuar vetëm në kuadër të Kolegjeve “Mehmet Akif”, ndërsa këtë vit ka qenë i hapur edhe për shkollat tjera në Kosovë (për klasat VIII – XII).
Nga 267 projekte të paraqitura këtë vit në këtë garë fillimisht u përzgjodhën 237 projekte, të cilat nxënësit i kanë përgatitur në bashkëpunim me mësimdhënësit.
Të shtunën nga ora 09:00-14:00 është bërë prezantimi i projekteve në sallën e ekspozitave të Pallatit të Rinisë. Vlerësimi është bërë në dy grupe. Në njërin grup janë vlerësuar Projektet e nxënësve të Kolegjeve “Mehmet Akif” të cilët prezantimet e tyre i kanë bërë në gjuhën angleze , ndërsa në grupin tjetër projektet e nxënësve të shkollave pjesëmarrëse të cilët prezantimin e kanë bërë në gjuhën shqipe. Juria ka qenë e veçantë për secilin grup.
Në orët e pasditës u bë ndarja e shpërblimeve. Dy shpërblimet e para me pika më të larta të MACPRO GENIUS , do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën Genius në SHBA.
Gara është zhvilluar në këto kategori : art, mbrojtje e ambientit, dizajn industrial, IT, robotikë dhe dronë, film me metrazh të shkurtër dhe artikull.
Gjatë programit final në fjalën e tij të rastit zëvendësdrejtori i përgjithshëm Dr. Yusuf Karabina tha se “Deri më tani me këto projekte kemi marrë pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare të mbajtura në vende të ndryshme si në SHBA, Holandë, Indonezi, Keni, Rumani, Kazakistan në të cilat nxënësit tanë Kosovar i kanë sjellë 224 medalje”.
Këtë vit 21 projekte janë shpërblyer me medalje të artë dhe me çmimin Grand (nga 100 euro).
Dy projektet me pika më të larta që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes ne Olimpiadën Genius në Amerikë janë: Projekti i quajtur Stop Racism në kategorinë Environment Short Movie nga nxënësit Kledi Zherka dhe Hamëz Zymberi si dhe projekti Planticioni i mandarinës në kategorinë Robotic nga nxënësit Artin Ahmeti dhe Rion Recica.
Organizimi i MACPRO-së ka për qëllim motivimin e talentëve të rinj, dhe përzgjedhjen e projekteve me të cilat institucionet arsimore “Gulistan” e përfaqësojnë Kosovën në gara të ndryshme ndërkombëtare. Edhe këtë vit ju urojmë suksese nxënësve që do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare me projektet e përzgjedhura nga “MACPRO- 5”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria kërkon paraburgim për pesë persona të përfshirë në aksionin e djeshëm për furnizime të dyshimta të mazutit

IPK rekomandon suspendimin e policit që përdori armën zyrtare jashtë detyrës

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën

Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare