Mëlçia dhe zorrët bëjnë pjesë ndër organet më aktive – pastrojnë trupin tonë, marrin atë që i nevojitet organizmit, ndërkaq gjithë mbetjen e panevojshme dhe të gjitha helmet të cilat i fusim në organizëm i nxjerrin jashtë

Megjithatë, me kalimin e kohës u nevojitet “pak ndihmë” në mënyrë që edhe vetë të pastrohen nga shtresat e helmeve dhe të mbetjeve të ndryshme të cilat kalojnë nëpër to, ndërsa mënyra natyrale është gjithmonë zgjidhja më e mirë.


Po ju paraqesim recetën për koktej të fuqishëm i cili do të pastrojë mëlçinë dhe zorrët! - transmeton Telegrafi.

Përbërësit: - 3 karota; - 2 mollë të gjelbra; - 1 panxhar; - gjysmë limoni (pa lëvore); - një pjesë e vogël xhenxhefili të freskët; - disa fletë të freskëta spinaqi apo fletë sallate të gjelbër.

181013 shutterstock 481263781 lsPërgatitja:

Të gjitha perimet lani dhe qëroni, qitni në blender dhe shtoni dy gota ujë.

Bëni lëng në blender dhe futeni në frigorifer. E pini të ftohtë gjatë gjithë ditës.

▪ Qe se edhe çfarë do t’ju sjellë ky koktej i fuqishëm:

▪ Karota ushqen mëlçinë me flavonoidet e veta dhe me vitaminën A;

▪ Pektina nga mollët ndihmon që trupi të lirohet nga helmet;

▪ Sallata e gjelbër forcon imunitetin dhe siguron qarkullim të mirë të gjakut;

▪ Xhenxhefili dhe limoni i kontribuojnë funksionimit më të mirë të traktit gastrointestinal, eliminojnë fryrjen dhe përmirësojnë metabolizmin;

▪ Panxhari përmban shumë fibra, gjë që janë të shkëlqyeshme për zorrët. /Telegrafi/