LAJMI I FUNDIT:

Kokainë, ekstazi – bie në pranga 32-vjeçari nga Estonia, dyshohet se i shiste në lokalet e natës në Dhërmi

Kokainë, ekstazi – bie në pranga 32-vjeçari nga Estonia, dyshohet se i shiste në lokalet e natës në Dhërmi

Brenda 24 orësh goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 3”.

Vihet në pranga një 32-vjeçar nga Estonia, të cilit iu gjetën sasi me droga të forta si kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers.

Sekuestrohet sasia e lëndëve narkotike që u gjet në dhomën ku 32-vjeçari qëndronte, në Dhërmi.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe, si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin e huaj O. G., 32 vjeç, banues në Estoni.

Gjatë kontrollit fizik dhe në dhomën ku ky shtetas qëndronte, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers, të cilat dyshohet se 32-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në Dhërmi.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori