Gjykata e Krimeve të Rënda nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për dy të kapurit për trafikimin e një sasie të madhe kokaine në doganën e Durrësit, duke vendosur “Arrest me burg” për Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun, dy 25-vjeçarët e arrestuar gjatë operacionit “Last Snow”, ku u sekuestrua sasia rekord prej 613 kilogramësh kokainë e pastër.
Gjatë seancës së sotme tek Krimet e Rënda, pala mbrojtëse theksoi se të dyshuarit nuk kishin informacion për drogën, por ata ishin njoftuar se po vinte një ngarkesë nga jashtë me banane. Prokuroria akuzon Lushajn, si menaxher i kompanisë “Arbëri Garden” dhe Armando Pezakun, si shofer i kamionit që transportoi drogën, për trafik ndërkombëtar të drogës, të mbetur në tentativë. Prokuroria kërkoi nga gjykata që seanca të zhvillohet me dyer të mbylluara, për shkak të hetimeve që vijojnë.
Avokatët Petrit Serjani dhe Maksim Haxhiaj mbrojnë dy të ndaluarit. Ky i fundit, që mbron Donaldo Lushajn mohoi akuzat e ngritura kundër klientit të tij. Sasia rekord e kokainës u kap në dyshemenë e modifikuar të një kontenieri, me banane të porositura nga kompania “Arbëri Garden”.
Donaldo Lushaj u prangos si menaxher i kompanisë, ndërsa Armando Pezaku si drejtues i kamionit që transportoi drogën. Policia ka shpallur në kërkim administratorin e firmës ‘Arbi-Garden’ shpk me qendër në Manzë, Arbër Cekaj.
Pas përfundimit të seancës, avokati i Donaldo Lushajt, Maks Haxhia ka thënë se klienti i tij është një punëtor dhe nuk ka lidhje me drogën. “Donald Lushaj është një punëtor që paguhet me 25 mijë lekë dhe nuk ka asnjë post në kompani. Ndaluan një grup punëtorësh dhe s’kemi çfarë të fshehim. Nuk ka persona të tjerë të përfshirë. Nuk u paraqitën asnjë provë dhe janë lidhur vetëm me faktin se janë kapur 613 kg drogë. Nuk ka asgjë përgjim që lidhet me implikimin e Arbër Cekajt”, ka thënë Maks Haxhia gjatë një deklarate për mediat./ATSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë