Shpesh nënat shqetësohen për kokën e butë të porsalindurve të tyre. Ja çfarë duhet të dini mbi kujdesin e kokës së fëmijës.
Tek fëmija i porsalindur kockat e kokës janë të buta. Ndonjëherë gjatë lindjes koka mund të pësojë deformime të cilat rregullohen pas pak kohësh. Kockat e kafkës së fëmijës së porsalindur akoma janë të pa lidhura.
Në kokë ka disa zona që janë të buta membranoze, pa kockë, që quhen fontanela. Shumica e tyre janë të mbyllura që në lindje, përveç fontanelës që ndodhet në pjesën e sipërme të kokës dhe në formë vezore, transmeton Telegrafi.
Fontanela mbyllet midis 10 dhe 18 muajve. Nënat duhet të tregojnë kujdes sepse nuk duhet shtypur me forcë. Kjo fontanelë ndikon në zhvillimin dhe rritjen e kafkës dhe të perimetrit të kokës me anë të të cilit vlerësojmë zhvillimin e sistemit nervor qendror.
Sa më e madhe koka, aq më i madh truri, aq më i madh zhvillimi psiko-motor i fëmijës. Perimetri i kokës rritet gjatë tremujorit të parë të jetës mesatarisht 2 cm në muaj.
Gjatë tremujorit të dytë rritet 1 cm në muaj dhe gjatë gjashtëmujorit të dytë rritet totalisht 3 cm. Gjatë vitit të dytë rritja është prej rreth 2.5 cm. Pra është e rëndësishme që fontanela të mos mbyllet para kohe, pasi pengon rritjen e trurit brenda saj.
Zbutja e kockës
Në rast se fëmija ka temperaturë në shifra mesatare dhe të larta fontanela fryhet më shumë se zakonisht. Është e rëndësishme të vihet një kompresë me akull (mbështillni pak akull në një peshqir) vazhdimisht në pjesën e sipërme të kokës.
Në rast se fëmija paraqet djersë të shtuar, fontanelë më të zbutur aq sa lejon futjen e gishtave, mbetje të flokëve në jastëk, atëherë kemi të bëjmë me një problem të përgjithshëm të preraketizmit i cili trajtohet me vitaminë D dhe me kalcium.
Çfarë duhet të bëjmë?
Nënat duhet të shfrytëzojnë verandat, ballkonet dhe parqet gjatë sezonit të ngrohtë, sepse mjekët këshillojnë rrezatimin e mirë të diellit për të gjithë fëmijët dhe veçanërisht për fëmijët me problemin e preraketizmit.
Rrezatimi i mirë i diellit të mëngjesit është shumë i këshillueshëm për të vegjlit. Ai i ndihmon kockat e trupit të përthithin vitaminën D dhe kalciumin, shumë të domosdoshëm për fortësimin e tyre.
Ekspozimi i përditshëm për disa minuta i fëmijës në diell është ideal për këtë funksion. Mbulojani kokën me një kapele dhe trupin me veshje pambuku.
Për larjen e kokës së fëmijës përdorni shampo delikate të prodhuara për lëkurën e butë të fëmijës. Nënat e reja nuk duhet të shqetësohen, pasi larja nuk e dëmton kokën e butë të fëmijës, mjafton që ju të tregoni pak kujdes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bezdia që shkakton infeksioni vaginal me kandida!
Dhjetë femrat e famshme dhe parfumet e tyre të preferuara: Zbuloni se cilat aroma dallohen nga Naomi, Madonna, Beyonce, JLo...
Amal dhe George Clooney kanë mënyrën më të çuditshme për të rritur fëmijët e tyre
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Ngërçet te bebet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë