Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka bërë përzgjedhjen e 10 sportistëve të rinj, që do të përfitojnë bursa si Shpresa Olimpike dhe Paraolimpike nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në Rregulloren nr.03/2013.

Bordi u bazua në rezultatet e sportistëve të arritura gjatë vitit 2017 në vend dhe në arenën ndërkombëtare dhe sipas Rregullores nr. 03/2013 rekomandon MKRS-në për dhënie të bursave.


Sportistët do të përfitojnë nga 150 euro në muaj, gjatë tërë vitit 2018.

10 sportistët që do të përfitojnë bursa si shpresa olimpike 2018:1. Laura Fazliu - Xhudo 2. Shpat Zekaj - Xhudo 3. Yll Cenaj - Karate 4. Drilon Syla – Mundje 5. Shpejtim Bajoku - Boks 6. Erdonis Maliqi – Boks 7. Faton Shurdhaj – Skitari 8. LeartO smanaj – Atletikë 9. Kreshnik Mahmuti - Pingpong 10. Drenis Mala – Shigjetari

telegrafi sport app