Koha e duhur dhe mbrojtja e nevojshme ndaj ekspozimit në diell

Vitamina D është një lëndë ushqyese thelbësore që ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe promovon shëndetin e kockave dhe imunitetit.
Kjo vitaminë gjendet natyrshëm në disa ushqime, kështu që është e mundur të merret me dietë dhe trupi e prodhon atë kur ekspozohet ndaj rrezeve UV të diellit, ndaj ekspozimi në diell konsiderohet si një nga burimet më të mira të vitaminës D3.
Doza e rekomanduar ditore e vitaminës D është 600-800 IU, ndërsa sasia e prodhuar në trup mund të ndryshojë për shkak të faktorëve të ndryshëm – shkruan Everlywell, përcjell Telegrafi.
Por, sa minuta dhe sa shpesh është e nevojshme të ekspozoheni ndaj rrezeve të diellit në mënyrë që trupi të marrë mjaftueshëm vitaminë D për të qëndruar i shëndetshëm?
Ndërsa rrezet e diellit janë të rëndësishme për prodhimin e vitaminës D, rrezet UVB (rrezatimi që të paktën pjesërisht absorbohet nga shtresa e ozonit të Tokës) mund ta dëmtojë lëkurën me kalimin e kohës.
Ekspozimi i tepërt mund të shkaktojë djegie nga dielli dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës, prandaj është e rëndësishme të merrni masa paraprake për t’u mbrojtur kur kaloni kohë jashtë.
Kufizojeni kohën e ekspozimit në diell. Sa më gjatë të jeni të ekspozuar ndaj rrezeve UV, aq më i madh është rreziku dhe dëmtimi, ndërsa njerëzit me më pak melaninë mund të marrin djegie nga dielli nëse qëndrojnë në rrezitje të drejtpërdrejtë për më shumë se 15 minuta.
Përdorni krem me faktor mbrojtës. Produktet me SPF rekomandohen gjatë gjithë vitit, por në muajt e verës kur kemi më shumë orë me diell, janë absolutisht të nevojshme. Fondacioni Amerikan për Kancerin e Lëkurës rekomandon përdorimin e kremrave të papërshkueshëm nga uji me SPF 30 ose më të lartë për t’u mbrojtur kundër rrezeve UVA dhe UVB, dhe riaplikimin e tyre çdo dy orë ose menjëherë pas djersitjes dhe lagies së lëkurës.
Mbroni sytë dhe fytyrën. Kur këto pjesë të trupit lihen të pambrojtura në diell, ato janë më të ndjeshme ndaj plakjes së përshpejtuar, prandaj është shumë e rëndësishme të mbani kapele dhe syze dielli që i bllokojnë rrezet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker